Biznes

Uebfaqja Mega do të pranojë pagesat me Bitcoin

Feb 22 2013
0 Shpërndarje
Uebfaqja Mega do të pranojë pagesat me Bitcoin

megaMega do të pranojë të paguhet me monedhën virtuale bitcoin, nga abonuesit e saj për të patur një hapërsirë më të madhe ruajtjeje në shërbimin e ndarjes së dokumentave, lajmëroi krijusi i Mega Kim Dotcom në Twitter.

Mega është faqja e dytë gjatë këtyre ditëve që pranon pagesat me bitcoin. Reddit gjithashtu lajmëroi javën e kaluar për përdorimin e bitcoin në shërbimin e tij prenium “Gold”, që i lejon përdoruesit të mbyllin reklamat edhe të përdorin një sërë mjetesh editimi. Edhe platforma WorldPress pranoi nëntorin e kaluar pagesat me bitcoin.

Dizajnimi teknik i Bitcoin mund ti tërheqë përdoruesit e faqes Mega. Pagesa me Bitcoin, një numër i enkriptuar, nuk ka nevojë për futjen e të dhënave personale të përdoruesve që zakonisht kërkohen nga transaksionet online. Edhe pse ekzistojnë shumë sulme të avancuara në internet, është shumë e vështirë që të kryhen mashtrime pagesash nëpërmjet Bitcoin.

Tregtarët që kanë pranuar këtë monedhë virtuale, nuk duhet të kenë frikë nga pezullimi i një transaksioni nëse dyshohet për sulm, siç ndodh me pagesat me karta krediti. Mega ofron 500 GB hapësirë ruajtjeje pa pagesë, por ofron paketa të blera që variojnë nga 500GB deri në 2TB me cmime nga €9.99 deri më €29.99 për muaj. Këto çmime janë paraqitur në Bitcoin në faqen e webit BitVoucher.bitcoin

9 të mëdhenjtë: Piratët të cilët ndryshuan Internetin

Më 18 shkurt një Bitcoin tregtohej për $26.8, por gjithashtu mund të punosh edhe me shifra pas presjes në Bitcoin, për shembull paketa më e lirë në Mega €9.99 do të shitej për 0.5238 bitcoin për një muaj abonim. BitVocher mbështetet në një shërbim tjetër për të marrë Bitcoins nga blerësit edhe për të verifikuar transaksionin.

Mega po përdor Zipbi, një kompanië me vendndodhje në Zelandën e Re, që merret me bërjen sa më të lehtë të përpunimit me Bitcoin për tregëtarët. Në momentin që Zipbit verifikon transaksionin me Bitcoin, përdoruesit marrin një garanci që lejon fillimin e abonimit në Mega. (PCWorld Albanian)

Tags >

torrent
Lajmet e fundit>