Vëzhgim

Uebfaqja që ju sfidon të “Mos bëni gjë për 2 minuta”

Jan 24 2011
0 Shpërndarje
Uebfaqja që ju sfidon të “Mos bëni gjë për 2 minuta”

Faqja e re shfaq një fotografi të oqeanit gjatë një perëndimi të diellit dhe lëshon tinguj të valëve që godasin në plazh. “Vetëm relaksohuni dhe dëgjoni valët,” udhëzon faqja. “Mos e prekni miun ose tastierën tuaj.” Nëse nuk i përmbaheni rregullave dhe fillon të shqetësoheni, shkruani, lëvizni faqen ose të lëvizni miun, matësi i kohës 2 minutëshe do të rifillojë vetvetiu dhe në ekran paraqitet një “FAIL”(DËSHTIM) me ngjyrë të kuqe.

Tew tregoi:
Kam menduar se si i kalojmë çdo minutë të ditës me qasjen e pakufizuar të furnizmit me informacion, deri në pikën e mbingarkesës me informacion. Unë gjithashtu lexova diku që është e dukshme që truri jonë është duke u rilidhur nga interneti, për shkak të goditjes së dopaminës çdo herë që ne kontrollojmë postën elektronike ose Twitter-in ose Facebook-un dhe atje ka një përditësim të ri. Kështu që ne jemi të gjithë duke e zhvilluar ADD-në që është mbase jo aq mirë në rregullat e të qenurit prodhues.

Dopamina është neurotransmetues i gjetur në tru dhe ky nerutransmetues është qendra e nervozës. ADD nënkupton Attention Deficit Disorder ose në shqip Çrregullimi i Mungesës së Përqendrimit.

Nëse e mbaroni me sukses kërkesën, do të ju paraqitet well done:

Më shumë se 90,000 njerëz e kanë shpërndarë këtë faqe në Facebook. Po ju a mund të rrini 2 minuta pa bërë gjë? Vizitojeni uebfaqen, provoni që të rrini 2 minuta pa bërë gjë dhe pastaj shkruani në komente./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>