Biznes

Uebfaqja Sam Mobile zbulon çmimet e Samsung Gear 2, Gear 2 Neo dhe Gear Fit

Mar 5 2014
0 Shpërndarje
Uebfaqja Sam Mobile zbulon çmimet e Samsung Gear 2, Gear 2 Neo dhe Gear Fit

Samsung-Gear-2-Gear-2-Neo-Gear-fit-pricesSamsung prezantoi jo më pak se tre pajisje trupore teknologjike në Kongresin Mobil Botëror 2014. Gear 2 dhe Gear 2 Neo që të dyja kanë sistemin operativ Tizen, plus Gear Fit.

Kompania nuk i zbuloi çmimet në atë event për këto produkte të reja, por vetëm duke bërë me dije se ato do të jenë të disponueshme duke filluar që nga muaji prill. Tani, Sam Mobile mesa duket ka zbuluar se sa do të kushtojnë Gear 2, Gear 2 Neo dhe Gear Fit. Ngaqë Sam Mobile është një uebfaqe evropiane, ajo ofroi çmimet në Euro.

Këto çmime konkretisht sipas kësaj uebfaqeje janë:

– Samsung Gear 2 – 299 Euro

– Samsung Gear 2 Neo – 199 Euro

– Samsung Gear Fit – 199 Euro

Çmimet në tregun amerikan do të jenë njëlloj, 299 dollarë për Gear 2, dhe 199 dollarë për Gear 2 Neo dhe Gear Fit. Një nga pakënaqësitë ndaj orës së parë të mençur të Samsung-ut bazuar në Android Galaxy Gear, ishte çmim fillestar i lançimit: 299 dollarë. Ndërkohë mesa duket Gear 2 nuk do të jetë më i lire se paraardhësi, por të paktën Gear 2 Neo do të ketë çmim më të përballueshëm. Sigurisht, ka akoma shumë përdorues që nuk shohin ndonjë arsye për të blerë një orë të mençur. Por ata që do blejnë, së shpejti do të kenë opsione të reja për të zgjedhur dhe një prej tyre mund të kushtojë më pak se 200 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>