Blog

Uebi social po vret ueb faqet?

Jun 10 2011
0 Shpërndarje
Uebi social po vret ueb faqet?

Sipas Jim Boulton, përgjegjës për panairin DIgital Archaeology që po mbahet momentalisht në Nju Jork dhe që ka për qëllim të prezantojë historinë e dizajnit të uebit dhe revolucionit të internetit, ne kemi vetëm edhe disa momente të vogla të kohës brenda erës së ueb faqeve. 

Boulton ka thënë për ReadWriteWeb: “Në disa vite, nuk do të ketë më diçka të tillë si ueb faqe. Me rritjen e uebit social, tani përvojat online po ndërtohen përreth individit e jo përreth organizatës”.

Graeme McMillan, prej Techland thekson se kjo ndoshta nuk do të thotë zhdukje e tërësishme e ueb faqeve, por megjithatë sipas tij RSS Feed dhe disa forma tjera të përmbledhjes së informatave nënkuptojnë se vizitori nuk duhet të shëtis nëpër ueb faqeve specifike. “Por pa ueb faqe si do të jenë në gjendje njerëzit të zbulojnë gjëra të reja dhe përmbajtje? Sigurisht ne do të kemi gjithnjë një destinacion përveç thithësve të lajmeve, edhe nëse ato bëhen më pak të vizituara” shkruan ai për Techland. 

Unë në anën tjetër, shkruaj nëpër ueb faqe dhe jam duke përcjellë këtë industri që disa vite, prandaj mund t’ju them se ueb social është ende larg asaj që po pretendohet nga Boulton, megjithatë mund të thuhet se po ndihmon jashtëzakonisht shumë në përhapjen e lajmit e në rritjen e efikasitetit të lexuesit, por në anën tjetër vizitori po bëhet më pasiv sepse po pret risitë prej rrjeteve sociale apo prej miqve dhe mjeteve tjera, kështu që gjërat janë disi ashtu siç kanë qenë vetëm se më të shtrira dhe më të ndërlidhura mes vete.

Nëse nuk keni harruar kam shkruar para disa muajve një artikull të titulluar “Kush po i vret gazetat” këtu në PCWorld Albanian, kështu që në këtë aspekt mund të thuhet se uebi i ka mbytur mediumet e printuara, por uebi social është larg mbytjes së uebit të vërtetë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>