Lajmet

Uebsajtet e lajmeve dhe sporteve më të rrezikuarat nga sulmet

Jun 12 2017
0 Shpërndarje
Edhe ata që përdorin nivele më të larta sigurie nuk sigurohen se kanë teknologjitë më të fundit thanë autorët e studimit. Uebsajtet e lajmeve dhe sporteve më të rrezikuarat nga sulmet Photo Source: Getty Images

Uebsajtet e lajmeve dhe të sportit kanë nivelet më të ulëta të sigurisë sipas një studimi. Një ekip ekspertësh të sigurisë kibernetike analizuan protokollet e sigurisë në 500 sajtet më të mëdha në botë nga industri të ndryshime.

Ata zbuluan se 10% e uebsajteve të lajmeve dhe sportit përdorin protokolle bazike të sigurisë si HTTPS dhe TLS.

Edhe ata që përdorin nivele më të larta sigurie nuk sigurohen se kanë teknologjitë më të fundit thanë autorët e studimit.

“Me kalimin e kohës enkriptimi vjen e bëhet më i dobët sepse njerëzit gjejnë mënyra tjera për ta sulmuar,” u shpreh Profesori i Universitetit të Surrey Alan Woodward.

Hulumtimi i publikuan në Journal of Cyber Security Technology, tregon se disa sektorë janë më të ndjeshëm ndaj sigurisë.

Uebsajtet e kompanive teknologjike dhe organizatave financiare treguan nivelet shumë më të larta sigurie. Në sektorin financiar pothuajse çdo lidhje e analizuar nga studimi ishte e enkriptuar.

Vetëm ¼ e uebsajteve për blerjet online përdorte Transport Layer Security (TLS) i icli ofron certifikata dixhitale, fjalëkalime dhe përzgjedhje shifrash për enkriptimin e komunikimit mes uebsajtit dhe vizitorëve të saj. /PCWorld Albanian

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>