Lajmet

Uebsajtet e përmbajtjeve pornografike transmetojnë video përmes Youtube

Jan 18 2017
0 Shpërndarje
Uebsajtet e përmbajtjeve për të rritur kanë shfryëtuar një dobësi sigurie në Youtube për të transmetuar materiale pornografike në platformë. Uebsajtet e përmbajtjeve pornografike transmetojnë video përmes Youtube Photo Source: Getty Images

Ishte sajti i lajmeve TorrentFreak i cili kishte arritur të zbulonte disa sajte të cilat kishin ngarkuar përmbajtje të tilla në Youtube por që mund të shiheshin vetëm nga uebsajte të palëve të treta.

Ky problem sigurie bënte të mundur hostimin e videove duke përdorur hapësirën e serverave dhe bandwidth-in e Google.

Këto video mund të ngarkoheshin në Youtube vetëm nën specifika private që do të thotë se nuk mund të shihen nga uebsajti e as të kërkohen.

TorrentFreak kishte zbuluar se disa uebsajte kishin gjetur një marifet për të ngarkuar videot në mënyrë sektrete dhe ti transmetonin nga shërbimet e tyre. Sajti lajmeve tha se nuk e kuptonte sesi kishte ndodhur.

Të hostosh video në Youtube fshehurazi do të thotë se një uebsajt me përmbajtje për të rritur mund të mbajë kostot të ulëta ndërsa fiton para nga ata që qasen në videot e tij.

Google reagoi duke hequr përmbajtjet por shtoi se ky proces mund të marrë deri në 3 javë kohë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>