Lajmet

Ugly Mail, një mënyrë e mirë për të mbrojtur postën tuaj elektronike nga përgjimi

Mar 21 2015
0 Shpërndarje
Ugly Mail, një mënyrë e mirë për të mbrojtur postën tuaj elektronike nga përgjimi

045141eda00db972abd1dc3b87da402c83c540cb_cNdërkohë që ju as nuk i njihni kompani të tilla si Yeswear, Bananatag dhe Streag, ato dinë shumë rreth jush. Për të qënë më konkret këto kompani dinë se kur ju keni hapur një email të dërguar nga klientët e tyre, ku jeni ju, çfarë pajisje jeni duke përdorur apo nëqoftëse jeni duke klikuar një link dhe të gjitha këto ndodhin plotësisht pa dijeninë tuaj. Ky lloj gjurmimi i emailit është shumë më i përhapur nga ç’mund të mendoni ju. Por një shtojcë për shfletuesin Chrome i quajtur Ugly Mail ju tregon kush është përgjegjës për këtë ndërhyrje të paautorizuar në emailin tuaj.

Sonny Tulyaganov, krijues i Ugly Mail, tha se ai u frymëzua për të ndërtuar diçka të tillë kur një shoku i tij i foli atij rreth Streak, një shërbim që bën gjurmimin e emaileve. Ugly Mail zbuloi se kjo kompani kishte 300.000 përdorues, kjo do të thotë që ajo mund të ketë akses në emailin por jo vetëm, të të gjithë atyre që marrin një email nga këta 300.000 persona. Pasi mësoi këtë gjë Tulyaganov u revoltua dhe vendosi të krijonte Ugly Mail. Vetëm pak kohë pas modelimit kjo ide u kthye në realitet.

Arsyeja që krijimi i një opsioni të tillë përgjimi ishte kaq i lehtë ka të bëjë me faktin se ai bazohet në një proçedurë fare të thjeshtë. Ata që duan të ndërhyjnë tek posta elektronike e dikujt mjaftojnë të bashkangjisin një imazh të veçantë në emailin që dërgojnë dhe sapo ai hapet, imazhi regjistron serverin nga i cili u hap, vendodhjen, pajisjen etj. Ndryshe kjo lloj proçedure quhet përgjim apo gjurmim me anë të pikselave. Interesantja qëndron në faktin se kjo proçedurë nuk cilësohet aspak ilegale, madje Google ka një faqe të dedikuar në të cilën reklamuesit mësojnë se si ta përdorin këtë proçes.

Nëqoftëse nuk doni të përfshiheni në këta persona që përgjohen atëherë bëni mirë të instaloni Ugly Mail pasi është vërtet një barrierë e mirë mbrojtëse. Sapo e keni instaluar atë, kodi i Ugly Mail do të identifikojë emailet që përfshijnë këto imazhe me piksela gjurmues të dërguara nga tre kompanitë e përmendura më lart. Këto emaile do të shfaqen në postën tuaj elektronike me një ikonë të veçantë përkrah kështu që ju do ti njihni fare thjeshtë. Tulyaganov deklaroi gjithashtu se Ugly Mail nuk do të ruajë apo transmetojë të dhënat tuaja dikut tjetër.

Por duhet të theksojmë se Ugly Mail është një shërbim i cili ka kufizime. Ai funksionon vetëm në emailet që vijnë në llogarinë tuaj në Gmail dhe vetëm në një shfletues Chrome. Shumë shpejt priten të lançohen dhe versionet për Firefox dhe Safari. Gjithsesi tre kompanitë ndaj emaileve të të cilave Ugly Mail ofron mbrojtje, janë shumë pak në krahasim me qindra apo mijra të tjera që kërkojnë të përgjojnë të dhënat e përdoruesve të internetit. Tulyaganov premtoi se Ugly Mail do të ofrojë mbrojtje dhe ndaj shërbimeve të tjera përgjuese. (PCWorld Albanian)

Tags >

email
Lajmet e fundit>