Ujësjellës Kanalizime Tirana lançon platformën elektronike për kontrollin e faturës online

Sep 28 2017
0 Shpërndarje
Çdo abonent i UKT-së, qoftë familjar apo biznes, mund ta kontrollojë vet dhe në kohë reale sasinë e shpenzuar të ujit, por edhe gjendjen e faturës në rrjet. Ujësjellës Kanalizime Tirana lançon platformën elektronike për kontrollin e faturës online Photo Source: UKT

Çdo abonent i UKT-së, qoftë familjar apo biznes, mund ta kontrollojë vet dhe në kohë reale sasinë e shpenzuar të ujit, por edhe gjendjen e faturës në rrjet.

Ujësjellës Kanalizime Tirana, ka mundësuar tashmë për të gjithë klientët e vet platformën elektronike ku gjithkush mund të verifikojë online faturën e konsumit të ujit për muajin paraardhës si dhe sasinë e ujit të harxhuar në muajin ekzistues.

Jo vetëm kaq, pasi nëpërmjet kësaj platforme elektronike abonentëve u krijohet mundësia për të tjera lehtësira, siç mund të jetë edhe gjetja e adresës. Për të patur akses në këtë shërbim duhet të bëhet regjistrimi, i cili është një procedurë shumë e thjesht.

Mjafton që abonenti të ndjek udhëzimet e faqes nëpërmjet vendosjes së të dhënave të kontratës me UKT-në. Gjithashtu duke u regjistruar në këtë faqe çdo abonent mund të krijojë një user me një fjalëkalim të veçantë, të cilin duhet ta ruajë që të ketë llogarinë e tij në faqe.

Për t’u regjistruar klikoni në adresën: www.online.ukt.al

Ndërkohë që nëse gjatë procesit të regjistrimit hasni problem, mund të telefononi në numrin falas 08004488 për të marrë ndihmën e nevojshme teknike nga operatorët e UKT.

Lajmet e fundit>