Harduer

“Ujëvarat” me neon që ndriçojnë natyrën gjatë natës

Apr 11 2013
0 Shpërndarje
“Ujëvarat” me neon që ndriçojnë natyrën gjatë natës

Është provuar se dritat prej neoni krijojnë një efekt fantastik kur përdoren për të ndriçuar një sfond natyror.

Në një seri imazhesh të mrekullueshme të quajtura “Neon Luminance” http://www.fromthelenz.com/neon-luminance/ grupi multimedial në San Françisko i quajtur “Behind the Lenz” ka përdorur fotografi me efekt të tillë të dritës që bën të duket sikur ujëvarat që ndodhen në të janë në lëvizje.

Si rezultat përftohen disa piktura magjepsëse që duket sikur janë kapur nga një film fantashkencë dhe sikur bëjnë pjesë në një botë të ndryshme nga e jona.

Fatmirësisht në momentin e realizimit të fotove krijuesit nuk kanë hapur nën ujë asnjë prej mjeteve që shërbenin për mbajtjen e bojës së neonit, kështu që natyra nuk është dëmtuar.

Sipas The Daily Mail asnjë prej krijuesve të “Luminance”, Sean Lenz dhe Kristoffer Abildgaard nuk donte të tregonte shumë detaje, por u shprehën se çdo ekspozim ka kërkuar nga 30 sekonda deri ne 7 minuta për tu krijuar dhe se njëri prej tyre lëshonte mbajtësin e neonit të shndritshëm, ndërsa fotografi përpiqej të regjistronte momentin e duhur. (PCWorld Albanian)

ujvara 3

Tags >

shkence
Lajmet e fundit>