Lajmet

Ukraina po mbledh fonde për ushtrinë e saj nëpërmjet nismës me mesazhet telefonike

Mar 22 2014
0 Shpërndarje
Ukraina po mbledh fonde për ushtrinë e saj nëpërmjet nismës me mesazhet telefonike

shutterstock_166508903.0_standard_800.0Ushtria e Ukrainës ka qenë vigjilente gjatë javëve të kaluara teksa Rusia filloi ta aneksojë një pjesë të këtij shteti dhe protestat e shumë-përhapura çuan në largimin e udhëheqësit të kaluar të ushtrisë.

Për ti siguruar mbështetje, Ukraina ka përdorur një nismë për të siguruar fonde për ushtrinë dhe është duke bërë përpjekje për ta bërë këtë gjë nëpërmjet telefonit: duke dërguar mesazhe ose duke e thirrur  një numër, banorët e Ukrainës janë në gjendje që automatikisht të dërgojnë rreth 49 centë amerikanë për ushtrinë e vendit. Agjencia e mbrojtjes ka reklamuar numrin e telefonit në uebfaqen e vet dhe në Facebook dhe deri tani raportet nga Ukraina tregojnë që janë siguruar mbi 375 mijë dollarë.

Për momentin, duket që konflikti ushtarak me Rusinë është shmangur. NewYorkTimes raporton që Ukraina është duke zgjedhur që ta pranojë humbjen e Krimesë – një gadishull në pjesën jugore të Ukrainës – pasi votoi të largohet dhe t’i bashkohet Rusisë gjatë fundjavës në një referendum.

Forcat ushtarake të Ukrainës ishin vënë në kurth në Krimë që kur Rusia filloi të pushtonte rajonin dy javë më parë. Edhe pse udhëheqësit perëndimorë dhe vetë Ukraina e kanë quajtur votimin e shkëputjes së Krimesë si të jashtëligjshëm, Rusia e ka njohur atë dhe ka pranuar bashkimin e Krimesë me Federatën Ruse. (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>