Lajmet

Ulen çmimet e televizorëve HD

May 23 2012
0 Shpërndarje
Ulen çmimet e televizorëve HD
Herën tjetër kur të shkoni për të blerë një televizor HD, mos u çuditni kur të shihni televizorë nga Samsung dhe Sony që kushtojnë më shumë se konkurrentët e tyre.
 
Sipas një raporti të Wall Street Journal, arsyeja për këtë është se të dyja këto kompani po i detyrojnë shitësit t’u përmbahen politikave të tyre të reja dhe poashtu jua ndalojnë shitjen ose reklamimin e seteve të tyre të televizorëve më lirë se çmimi i paracaktuar. Këto rregulla vlejnë si për blerjet online ashtu edhe për ato në person.
 
Industria e televizorëve gjendet në një periudhë mjaft të vështirë, ku për tre vite rradhazi, çmimi mesatar i shitjeve për një televizor me ekran të sheshtë ka marrë tatëpjetën, duke rënë në 545 dollarë në 2011, nga 644 dollarë sa ishte në vitin 2009, një ulje kjo prej 15 përqind. Në të njëjtën kohë madhësia mesatare e televizorëve të blerë është rritur nga 33 inq katër vite më parë, në 38 inq sot.

Për pjesën më të madhe, shitësit duket se janë dakort me këto politika të reja. WSJ thotë se çmimet e ulëta kanë dëmtuar zinxhirë shitësish si Best Buy dhe Target, të cilat kanë një konkurrencë jashtëzakonisht të madhe online mes vete. Atëherë, çfarë po mendojnë shitësit online?

Billy Abt, president i Abt Electronic për WSJ thotë se kjo gjë u mundëson atyre një fitim minimal,”. Sipas Abt, margjinat e fitimit ndonjëherë janë shumë të ulëta, 10 dollarë për një set 2000 dollarësh. (PCWorld Albanian)

Tags >

TV
Lajmet e fundit>