Biznes

Ulet çmimi i MacBookëve të rinj

Jul 3 2012
0 Shpërndarje
Ulet çmimi i MacBookëve të rinj

Best Buy gjatë fundjavës së shkuar uli çmimet e MacBookëve me rreth 140 dollarë.

Ulja më e madhe në cmim është bërë për Retina Pro me memorje 8GB dhe kapacitet disku prej 512 GB (Modeli: MC976LL/A) që zakonisht kushton 2,799.99 dollarë. Ndërsa tani kushton 2,659.99 dollarë, pra një ulje kjo prej 140 dollarëve.

Retina Pro pësoi ulje të çmimit në 2,089.99 dollarë, ulje kjo prej 110 dollarësh nga çmimi i rregullt.

MacBook Air i ri poashtu pati një ulje të çmimit. Air prej 999.99 dollarëve (Modeli: MD223LL/A) ra në 949.99 dollarë, ulje kjo prej 50 dollarësh.

MacBookët më të fundit përdorin gjeneratën e tretë të procesorëve të serisë “Ivy Bridge”, të Intelit me silic grafik dhe porte USB 3.0, që janë disa nga veçoritë e reja. Shtojcat më të reja në familjen e MacBook Pro kanë poashtu densitet prej 2880-me-1800 pikselë, paraqitjen Retina dhe një çip grafik Nvidia GeForece GT 650M.

Modelet me ulje janë në dispozicion vetëm në dyqanet online. Dhe Best Buy i ndryshon mjaft shpesh çmimet. (PCWorld Albanian)

Tags >

MacBook
Lajmet e fundit>