Harduer

Ultrabook-u Lenovo-s me Windows 8 do të shfaqet në dhjetor

Nov 21 2012
0 Shpërndarje
Ultrabook-u Lenovo-s me Windows 8 do të shfaqet në dhjetor

Kompania Lenovo ka postuar në uebfaqen e saj një produkt të ri të quajtur Ultrabook ThinkPad X1 me prekje karboni (Carbon Touch).

Produkti është i optimizuar për Windows 8, me një prekje të thjeshtë e cila do të jetë në dispozicion për përdoruesit muajin tjetër, edhe pse Lenovo akoma nuk e ka deklaruar një datë të saktë se kur apo ndonjë informacion shtesë.

Nuk ka akoma ndonjë përshkrim të saktë të parametrave të saj, edhe pse mendohet se do të ketë të njëjtën ngjashmëri me një version jo me prekje. X1 Carbon Touch do të ketë një ekran 14-inç HD (1600×900), sistem operimi Windows 8.

Sipas deklarimeve të Lenovo-s produkti është i hollë dhe i lehtë, ashtu si dhe origjinali ThinkPad X1 Carbon.

Lenovo raklamoi versionin origjinal si laptopi më i lehtë në botë në klasën e biznesit. Ai peshon më pak se 1.35 Kg dhe ka një gjerësi 13.03 inç, gjatësi 8.9 inç dhe lartësi 0.74 inç.

Brenda saj ndodhet një procesor Intel Core i7, kartë grafike Intel HD 4000, deri në 8 GB memorie DDR3, 128 GB ose 256 GB SSD, dhe zë Dobly Home Theater v4. Çmimi nis nga 1,124.10 $. (PCWorld Albanian)

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>