Biznes

Unë jam IronKey (çelësi i hekurt) dhe mund të enkriptoj gjithçka

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
Unë jam IronKey (çelësi i hekurt) dhe mund të enkriptoj gjithçka

Prodhuar nga kompania me të njëjtin emër, IronKey, me kapacitet nga 1deri në 8GB, enkripton të dhënat në gjashtë mënyra të forta, ndërkohë që ka arritur certifikimin qeveritar si Rezistent ndaj Ndërhyrjes. Një version i sigurisë i Firefox vjen i instaluar në drive, për ta bërë shfletimin në Internet tërësisht anonim. Përparësia e përdorimit të një flash drive të enkriptuar, siç është IronKey është se asnjë kompjuter që do të përdorni nuk do të ruajë asnjë të dhënë ose e-mail në të cilën do të punoni. Gjithçka ruhet në drive, me aplikacionet e saj. Aparatura elegante metalike siguron AES hardware enkryption, kështu që krejt enkriptimi ndodh në flash drive dhe jo në kompjuterin ku është vendosur.

Çelësat e enkriptimit janë të vendosur vetëm në drive dhe hapen vetëm kur fusni fjalëkalimin, të cilin e keni krijuar gjatë inicimit fillestar. IronKey lejon një backup të fjalëkalimit në serverin e tij të sigurt në rrjet, në rast se do ta harronit, një gjë e mirë kjo, pasi nëse fusni fjalëkalimin gabimisht dhjetë herë, hardueri vetvetiu do të ngrijë. Me stilin “Mision i Pamundur”, nëse dikush fut duart me qëllim që të ketë akses direkt në memorien flash, hardueri fshin vetvetiu gjithçka përmban. Kjo mbrojtje e fortë i ka dhënë pajisjes miratimin e sigurisë nga qeveria e SHBA-së dhe Kanadasë.

IronKey ishte në gjendje të mbështeste të gjitha këto cilësi madhështore në testimin që i bëra. Kompania mendon që me rritjen e kapacitetit të memorieve flash, njerëzit do të jenë në gjendje të mbajnë me vete tërë kompjuterin në një flashdrive, duke u mbështetur në kompjuterin mikpritës për të nxjerrë informacionin në ekran, mbështetjen periferike dhe në rrjet. Tani për tani mund të blini 1GB IronKey për $79, përfshirë këtu abonimin njëvjeçar për shfletim anonim. IronKey më i madh, prej 8 GB, arrin deri në $299.

Lajmet e fundit>