Lajmet

Unifikohen ikonat e sistemit Ubuntu për desktop dhe pajisje mobile

Nov 23 2013
0 Shpërndarje
Unifikohen ikonat e sistemit Ubuntu për desktop dhe pajisje mobile

UbuntoNdërmarrja Canonical ka qenë me vite duke punuar për ta kthyer sistemin Ubuntu në një sistem universal operativ për çfarëdo madhësie të ekranit që e përdorni, qoftë ai televizor, desktop ose cilido telefon.

Së fundi, ndërmarrja shfaqi hapin e vet të ardhshëm në këtë evolucion: dizajnë të unifikuara të ikonave për implementimet e sistemit Ubuntu për desktop dhe pajisje mobile.

Duke mbajtur trendet e tanishme të ndërfaqes së përdoruesit, ikonat e reja kanë pamje më tërheqëse, më të stilizuar kur krahasohen me ikonografinë e vjetër për desktop.

“Pllakat” e sistemit janë me më pak ngjyrë dhe më të rezervuar në pamje, derisa aplikacionet dhe folderët janë grushtuar me një pamje më flakëruese për t’i vendosur ata veç e veç në pamjen visuale.

Natyrisht, ikonat e reja nuk do të vijnë menjëherë në Ubuntu, pasi qëllimi është vendosja e tyre në versionin 14.04 për pajisje mobile (versioni i tanishëm është 13.10). Nëse doni të dini më tepër për prodhimin e këtyre ikonave të reja, keni një video të gjatë pothuajse një orë të gjatë që flet për këtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>