Biznes

Universal Studio i blen Sony-t filmin e Steve Jobs për 30 milion $

Nov 26 2014
0 Shpërndarje
Universal Studio i blen Sony-t filmin e Steve Jobs për 30 milion $

sorkinFilmi aq shumë i përfolur i Aaron Sorkin për Steve Jobs është tashmë një projekt në duart e Universal Studios. Këtë lajm e dha zëdhënësi i studios Universal ditën e djeshme. Raporti i publikuar zbuloi se Universal kishte paguar më shumë se 30 milionë dollarë për këtë film, por shifra e saktë nuk dihet ende.

Filmi, i cili u bazua në biografinë që shkroi Walter Isaacson për Jobs, do të drejtohet nga Danny Boyle. Ky film do të përfshijë disa moment të rëndësishme nga jeta dhe karriera e Steve Jobs, sidomos eventet e lançimeve të produkteve Apple.

Është konfirmuar se pjesë e kastit do të jetë dhe aktori i njohur ylli i X-Men, Michael Fassbender, ndërkohë që producenti do të jetë Scott Rudin. Tani pothuajse të gjitha detajet e projektit janë konfirmuar, nuk do të kalojë një kohë shumë e gjatë deri në lançimin e filmit. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>