Harduer

Universiteti Harvard instalon kamera të fshehura për të monitoruar studentët

Nov 10 2014
0 Shpërndarje
Universiteti Harvard instalon kamera të fshehura për të monitoruar studentët

HarvardWidenerLibrary.0_standard_800.0Edhe studentët në universitetet më të mira në botë mund të mos jenë të rregullt në ligjëratat e tyre. Në Harvard, zyrtarët universitarë kanë nisur një program të debatueshëm të kërkimit duke vendosur kamera të fshehura në sallat e leksioneve për të monitoruar vijueshmërinë e studentëve. Programi – që ishte mbajtur sekret nga profesorët dhe studentët, ishte zbuluar gjatë kësaj jave në një takim të fakultetit, raporton The Boston Globe.

Projekti hulumtues, i cili ishte kryer gjatë pranverës, përdorte kamera të vendosura në sallat e ligjëratave për të kapur fotografi çdo minutë. Sipas vlerësimeve nga zyrtari i lartë administrativ i universitetit PeterBol, softueri kompjuterik më pak i analizonte fotografitë për të parë se sa studentë i kanë ndjekur ligjëratat. Fotografitë më pas ishin fshirë.

Por zyrtarët universitarë nuk i kanë informuar profesorët ose studentët e tyre që ata ishin duke u monitoruar. Bol thotë që kjo ishte për t’u siguruar që të dhënat e grumbulluara ishin të sakta dhe ai shtoi që hulumtimi nuk ishte dizajnuar për të përcjellë studentë të veçantë ose për të analizuar profesorët. Në vend të kësaj, profesorëve iu janë ofruar të dhëna pasi ishte kryer hulumtimi.

Incidenti rriti shqetësimet rreth asaj se si dhe kur një komunitet mund të studiohet për hulumtim pa dijeninë e tyre. Një baraspeshim duhet të arrihet mes mirëmbajtjes së të dhënave të dobishme pa e cenuar privatësinë. Shumë persona besojnë që Facebook e kaloi kufirin e vet kur ndryshoi furnizuesit me përditësime të qindra mijëra përdoruesve për një eksperiment psikologjik që ishte zbuluar gjatë verës së këtij viti. Për t’u mbrojtur, Harvard thotë që një bord shqyrtues e ka aprovuar projektin, ndonëse zyrtarët thonë që ndihmës dekani do të konsultohet për projekte të ngjashme në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Tags >

kamera
Lajmet e fundit>