Siguri

Universiteti i Kalifornisë goditet nga një vjedhje e madhe e të dhënave

Jan 28 2010
0 Shpërndarje
Universiteti i Kalifornisë goditet nga një vjedhje e madhe e të dhënave

Nuk janë vjedhur shënimet nga trajtimet mjekësore, por hajdutët kanë arritur të largohen me shënime të rëndësishme personale duke përfshirë emra, data lindjeje, numra identifikues të studentëve, numra të sigurisë sociale dhe disa të dhëna të tjera, siç janë shënimet e imunizimit.

Kushdo që ka përdorur shërbimet shëndetësore në kampusin e këtij universiteti dhe në klinikën e tij që viti 1999, mund të jetë në rrezik; së bashku me prindërit apo bashkëshortët e tyre. Ligji në fuqi i Kalifornisë kërkon që shënimet shëndetësore të mbahen së paku për shtatë vite, ndërsa politika e universitetit është e tillë që t’i mbajë këto lloj shënimesh për 10 vite.
Vjedhja e të dhënave ka zgjatur më shumë se gjashtë muaj, duke filluar nga fillimi i tetorit të vitit 2008 deri në prill të këtij viti. Databazat e komprometuara që nga ajo kohë janë nxjerrë nga funksioni dhe do të mbeten të tilla derisa universiteti të identifikojë vrimat në këtë sistem. Universiteti Berkley ka kontaktuar përmes e-mailit dhe postës me personat e prekur.

Kjo nuk është hera e parë që një universitet ka probleme me vjedhjen e të dhënave. Në vitin 2005 kishte humbur një laptop që kishte informacione personale të mbi 98.000 studentëve të diplomuar. Shikoni faqen 33 për më shumë mbi rritjen e problemeve me vjedhje dhe konsideron shënimin çfarëdo lloj dëmi, duke vendosur një paralajmërim mashtrimi apo ngrirje të sigrisë në raportet tuaja kreditore (filloin tek find.pcworld.com/62904).

Lajmet e fundit>