Harduer

Universiteti i Kalifornisë i dhuron çdo studenti të mjekësisë Google Glass

May 15 2014
0 Shpërndarje
Universiteti i Kalifornisë i dhuron çdo studenti të mjekësisë Google Glass

phpthumbgeneratedthumbnailjpgGoogle Glass është duke shkuar gradualisht drejt aplikimeve shtesë dhe një vend në të cilin njerëzit mund ta shohin pajisjen duke u përdorur është në spitale. Disa institucione mjekësore tashmë kanë testuar syzet me teknologjinë e fundit për të parë nëse pajisjet e përmirësojnë punën e doktorit. Por Shkolla e Mjekësisë Irvine në Universitetin e Kalifornisë (UC Irvine) është duke e marrë atë në një hap më tej duke iu dhuruar të gjithë studentëve syzet Google Glass.

Irvine do të jetë shkolla e parë mjekësore që do të përfshijë plotësisht Glass-in në programin e tyre mësimor katër vjeçar. Studentët e vitit të parë dhe të vitit të dytë do ta përdorin pajisjen në kurset e tyre për anatomi dhe shkathtësi klinike, ndërsa studentët e vitit të tretë dhe të katërt do ta përdorin këtë pajisje gjatë rotacioneve të tyre në spital.

“Unë besoj që teknologjia dixhitale do të na mundësojë të sjellim një përvojë më me ndikim dhe më të përshtatshme të të mësuarit klinik për studentët tanë,” tha dekani i mjekësisë në këtë universitet, Dr. Ralph V. Clayman në një deklaratë. “Mundësimi i studentëve tanë që të bëhen të aftë në një llojllojshmëri të teknologjive dixhitale mund të përkojë në mënyrë të përsosur me evolucionin që po vazhdon për kujdesin shëndetësor në një ambient më të personalizuar, me pjesëmarrje, të bazuar në shtëpi dhe të drejtuar nga teknologjia.”

Derisa publiku i përgjithshëm duket të jetë ende duke u përgatitur në lidhje me idenë e mbajtjes së një kompjuteri në fytyrë, disa fusha të punës e shohin këtë pajisje si një ndihmesë të dobishme. Për mjekësi, doktorët nuk do të kenë nevojë të përdorin duart e tyre për të shkuar përgjatë skedarëve, kërkimit në kompjuter ose kërkimit të fakteve në tablet. Me një tundje të thjeshtë të kokës ose me lëvizje të syrit, ata do të mund të merrnin të gjitha informacionet në kohë reale të cilat iu duhen pa pasur nevojë që të largohen nga pacienti.

Përveç kësaj, edhe Qendra Mjekësore Beth Israel Deaconness në Boston ka qenë duke testuar me këtë pajisje tek doktorët e dhomës së emergjencës. Qendra gjeti që pajisja është dëshmuar e dobishme duke iu grumbulluar informacione për doktorët teksa ata flasin dhe intervenojnë tek pacientët.

UC Irvine ka gjetur po ashtu që Glass ka dalë me sukses në provat testuese që i ka kryer në dhomat e operimit, në njësitë e kujdesit intensiv dhe në departamentin e emergjencës. “Edukimi mjekësor ka qenë gjithmonë shumë pamor dhe shumë demonstrativ dhe Glass ka potencial madhështor që pozitivisht të ndikojë në mënyrën se si mund t’i edukojmë mjekët tanë në kohë reale,” tha ndihmës profesori për mjekësi emergjente dhe dekani i asociuar i teknologjive instruksionale, Dr. Warren Wiechmann. “Në të vërtet, e tërë mjekësia është e bazuar në “shikim, jo ‘lexim’ të pacientëve.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>