Analiza

Universiteti i Kembrixhit kryen studimin më të madh në histori për fjalëkalimet

Jun 2 2012
0 Shpërndarje
Universiteti i Kembrixhit kryen studimin më të madh në histori për fjalëkalimet

A keni një fjalëkalim të dobët? Ndoshta! Edhe nëse mendoni që fjalëkalimi juaj nuk mund të sulmohet, ekziston një mundësi që shumë njerëz të tjerë menduan të njëjtën gjë dhe zgjodhën një fjalëkalim shumë të ngjashëm. Këto janë rezultatet e Joseph Bonneau nga Universiteti i Kembrixhit, i cili analizoi fjalëkalimet e më shumë përdoruesve në një studim gjigant, më i madh se të mëparshmit.

Ai studioi 70 milionë përdoruesit e Yahoo. Arsyeja pse shumica e studimeve për fjalëkalime janë të kufizuara është sepse asnjë ndërmarrje ose asnjë përdorues nuk jep të dhënat e kërkuara. Por Bonneau ishte në gjendje të përafrohej në versionet butësisht të deshifruar të fjalëkalimeve, që i dhanë atij informacione të mjaftueshme për të parë monstrat dhe prirjet mes dhjetëra milionë përdoruesve.

“Ne konstatojmë dallim të vogël dhe befasues në vështirësinë e gjetjes; çdo grup i identifikuar i përdoruesve grumbulloi një lloj të dobët të fjalëkalimit,” – nënvizoi ai. Bonneau shkroi gjithashtu se kur bëhet fjalë për llogaritë që kërkojnë ruajtjen e të dhënave për karta krediti, fjalëkalimet janë shumë pak të sigurta. Një tjetër pikë interesante:

“Befasuese, edhe pse komunitetet që duken me largësi gjuhësore, zgjodhën të njëjtat fjalëkalime të dobëta. Një sulmues nuk vepron më tepër sesa duke kaluar nga fjalori optimal botëror në listat me emrat e gatshëm të popullsisë,” – shkroi Bonneau. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>