Lajmet

Universiteti i New York-ut në Tiranë priti ditën e sotme organizatorët e Albanian ICT Awards III

Mar 26 2015
0 Shpërndarje
Universiteti i New York-ut në Tiranë priti ditën e sotme organizatorët e Albanian ICT Awards III

10411897_443687255787806_7074873680537588017_n

Organizatorët e Albanian ICT Awards ditën e sotme u gjendën pranë dhjetëra studentëve të fakultetit të New York-ut në Tiranë. Një pritje e ngrohtë u bë nga ana e tyre dhe nga pedagogët e shumtë në këtë workshop.

Fjalën i pari e mori profesor Marenglen Biba i cili dha një fjalim inspirues për të gjithë studentët duke u treguar atyre përse ishte e rëndësishme pjesëmarrja në këtë konkurs dhe të gjitha portat e marketingut që do të hapeshin për ta nga ICTS Media dhe partnerët.

11081322_443685455787986_3318552973994054410_n

Më pas do të ishin organizatorët ata të cilët do të trajtonin më në detaje mënyrat e aplikimit, përfitimet dhe kategoritë e çmimeve ku mund të aplikohej; ICT Shërbimi Publik më i mirë i vitit, ICT Femra Inovatore e vitit, ICT Inovacioni i vitit, ICT Akademiku i vitit, ICT Mobiliteti i vitit, ICT Diploma e vitit dhe ICT Ylli në ngritje i vitit.

11082618_443687329121132_5697324878407336492_n

Pas prezantimit të çdo kategorie në të cilën ata mund të konkuronin apo të nominonin të njohurit e tyre që kanë dhënë kontribut në fushën e ICT-së u vu re një interesim dhe përfshirje e madhe edhe nga pyetjet e shumta të drejtuara organizatorëve. Madje gjithashtu u diskutuan edhe disa projekte të cilat ishin planifikuar të bëheshin pjesë e këtij eventi, apo edhe disa të tjerë të cilët kishin aplikuar tashmë. Ndër kategoritë më të preferuara të studentëve të këtij fakulteti mund të përmendim ICT Mobiliteti i Vitit dhe ICT Diploma e Vitit. (PCWorld Albanian)

11096389_443685325787999_6345022540330950551_n21792_443685775787954_166911100396382069_n

Lajmet e fundit>