Lajmet

Universiteti i Oksfordit çmon kontributin e vizionarit të teknologjisë, James Martin

Jun 28 2013
0 Shpërndarje
Universiteti i Oksfordit çmon kontributin e vizionarit të teknologjisë, James Martin

Donatori më i madh ndonjëherë i Universitetit të Oksfordit dhe “mendja e jashtëzakonshme”, Dr James Martin ka vdekur, të cilën gjë e ka konfirmuar universiteti. Sipas raporteve lokale, trupi i pajetë i 79 vjeçarit britanik ishte gjetur nga një person që merret me lundrim në ujë, duke shkuar përgjatë bregdetit të ishullit Agar në Bermduda, ku jetonte ai.

Një zëdhënës i policisë tha që zyrtarët e Bermuda Sun ishin duke hetuar se si autori dhe filantropi vdiq, por thanë që nuk kishte ndonjë rrethanë të dyshimtë.

Donacioni që ka thyer rekord nga Martin për Universitetin e Oksfordit, besohet të ketë arritur vlerën prej më tepër 60 milionë funta, krijoi Shkollën Martin të Oksfordit në vitin 2005, që është qendër hulumtuese që adreson çështjet urgjente globale.

I nominuar për çmimin Pulitzer ishte më së miri i njohur për librat e tij të famshëm në informatikë dhe që kishin të bënin me teknologji, duke përfshirë The Wired Society (Shoqëria e Lidhur) që predikoi internetin dhe The Meaning Of The 21st Century (Domethënia e Shekullit 21).

Profesori Andrew Hamiltion, që është zëvendës kancelari i Universitetit të Oksfordit, tha: “James Martin ishte një vizionar i vërtetë me një zemërgjerësia e jashtëzakonshme e të cilit themeloi Shkollën Martin të Oksfordit, duke iu mundësuar hulumtuesve nga disiplinat që të punojnë së bashku në sfidat dhe mundësitë më të ngutshme më të cilat ballafaqohet njerëzimi.

Ndikimi i tij do të ndjehet për gjeneratat e ardhshme, siç iu ka mundësuar hulumtuesve që përgjatë shkollës të adresojnë pyetjet më të mëdha të shekullit 21.” Në një deklaratë universiteti tha: “James Martin ishte një frymëzim për miliona – një mendje e jashtëzakonshme, me interesim në shumë degë, me energji të pakufishme dhe një përkushtim të patundur për të adresuar sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet njerëzimi.”

Drejtori i Shkollës Martin, Profesori Ian Goldin, tha që qendra hulumtuese ishte një trashëgimi e përhershme dhe një kontribut i përshtatshëm. “Shkolla Martin e Oksfordit mishëron shqetësimin e Jim-it për njerëzimin, kreativitetin e tij, kuriozitetin e tij dhe optimizmin e tij,” tha ai.

“Jim ofroi jo vetëm vizionin themelues, por ishte shumë i lidhur me shkollën dhe programet tona. Ne kemi humbur një mendje vigane, një vizionar udhëzues dhe një shok të mrekullueshëm të ngushtë.” (PCWorld Albanian)

James Martin

Lajmet e fundit>