Lajmet

Universiteti i Stanford-it investon në nismat e studentëve

Sep 7 2013
0 Shpërndarje
Universiteti i Stanford-it investon në nismat e studentëve

Universiteti i Stanfordit drejtpërdrejt është duke investuar në ndërmarrjet e studentëve. Stanford po ashtu është duke dhuruar 3.6 milionë dollarë fonde për StartX, që është një përshpejtues jofitimprurës i nismave për ndërmarrësit nga Stanfordi.

Zëdhënësja e universitetit, Lisa Pain, tregoi për TechCrunch që investimi është me vlerë të madhe dhe shkolla do të jetë “oportuniste” teksa investon në nismat e studentëve.

Zëvendës presidenti për Punët e Biznesit, Randy Livingston dhe zyra e tij do të udhëheqë investimet e shkollës dhe Stanford-i nuk do të marrë një rol udhëheqës në turnet financuese.

Edhe spitali edhe klinika e Stanfrodit do të investojnë në ndërmarrje, ndonëse jo domosdoshmërisht pranë Universitetit të Stanfordit.

Është hera e parë që universiteti ose spitali do të kenë një financim të dedikuar në nismat në Stanford. StartX, është themeluar në verën e vitit 2009 si një nismë e studentëve, ka tri klasë të ndërmarrjes në vit dhe nuk merr kapital nga ndërmarrjet.

Përshpejtuesi financiarisht dhe ligjërisht varet nga universiteti. Kjo nismë do të marrë 1.2 milionë dollarë ndihmë çdo vit gjatë tre viteve të ardhshme nga Stanford-i.

Përpara kësaj, programi i themeluar para katër viteve kishte marrë 1.65 milionë dollarë ndihma, kështu që 1.2 milionë dollarë në vit paraqesin një rritje të madhe.

Alexa Lee nga StartX tha që paratë do të shkojnë drejt shtimit të stafit që punon me orar të plotë për të mbështetur ndërmarrjet e StartX dhe mund të shkojnë drejt zgjerimit të programit për të ndihmuar një numri më të madh të ndërmarrjeve. (PCWorld Albanian)

individual

Lajmet e fundit>