Harduer

Universiteti Indiana me superkompjuterin më të shpejtë që përdorin institucionet akademike

May 2 2013
0 Shpërndarje
Universiteti Indiana me superkompjuterin më të shpejtë që përdorin institucionet akademike

Universiteti Indiana ka arritur që të ketë superkompjuterin më të shpejtë që posedohet nga një universitet deri më sot, sistemin e ri Big Red II.

Duke folur për këtë, shkencëtari i njohur i Informatikës së Performancës së Lartë, Paul Messina, tha që Big Red II është një përparësi unike për Indianan.

“Është e rëndësishme që ky është një burim i poseduar nga universiteti. Këtu ju keni mundësi që të keni fakultetin, stafin dhe studentët tuaj që të kenë qasje me shumë pak vështirësi në këtë burim të mahnitshëm,” tha ai.

Messina tha po ashtu që sistemi duhet të ndihmojë Universitetin Indiana që të tërheqë grante më të mëdha për hulumtim, e po ashtu edhe anëtarët më të mirë të mundshëm për fakultet.

Big Red II është makinë e ndërtuar nga fabrika Cray, që përdor nyjat standarde të CPU-së dhe GPU-në e lëshuar për të dhënë një petaflop, ose 1 kuadrilion operacione për sekondë, të performancës maksimale. Secila 344 nyjat e CPU-së përdorë dy procesorë 16-bërthamorë AMD Abu Dhabi, ndërsa nyjat 676 GPU përdorin një Interlalgos AMD prej 16-bërthamash dhe një NVIDIA Kepler K20.

Sistem ka 21,824 bërthama procesorike, 43,648GB RAM dhe 180 TB të ngarkesës lokale. Ai përdor ambientin në Linux të ndryshuar nga fabrika Cray, që është i bazuar në SUSE.

Big Red II zëvendëson Big Red, që doli në shërbim në vitin 2006. Ai superkompjuter kishte arritur vlera të performancës prej 28 teraflopë, dhjetëra herë më ngadalë se modeli i ri.

Që të dy sistemet janë dizajnuar për hulumtuesit akademikë për të ngadalësuar në zgjidhjen e problemeve që kërkojnë sasi të mëdha të “muskujve” kompjuterikë. “Big Red II do të sigurojë që Universiteti Indiana të mbetet në ballinën e përdorimit të informatikës së shpejtësisë së madhe dhe me të dhëna të shumta në mbështetje të disa hulumtimeve më vitale dhe më të ndërlikuara në botë”, tha presidenti i universitetit, Michael McRobbie. (PCWorld Albanian)

universiteti indiana

Tags >

pc
Lajmet e fundit>