Lajmet

Universiteti online Washington Education in Kosovo, mundësi e re për zhvillimin e ekonomisë

Jun 13 2014
0 Shpërndarje
Universiteti online Washington Education in Kosovo, mundësi e re për zhvillimin e ekonomisë

foto7Më 12 qershor 2014 në ambientet e ICK (Innovation Centre Kosovo) u mbajt takimi i parë i Universitetit  online në Kosovë WEK- Washington Education in Kosovo, me studentët të cilët kanë fituar bursën nga kompania Real Visualz me qendër në Washington.  Shefi ekzekutiv i kompanisë EDUonGo,  Ridvan Aliu,  ju uroj mirëseardhjen të pranishmeve dhe studenteve të parë të universitetit online, duke ju uruar  edhe suksese në punën e tyre studentore. Në këtë takim u shpalos ideja  dhe qëllimi universitetit  të parë online në Kosovë në të cilin do të ligjërojnë profesorë eminent apo të themi njerëz të cilët sollën ndryshime revolucionare në Teknologjinë e Informacionit siç janë: Chris Harden, drejtor i Zhvillimit në EA Sports, John Hatch nga Microsoft, Steven Yee COO nga EDUonGo, por edhe nga vetë Ridvan Aliu, që mban pozicionin e shefit ekzekutiv në EDUonGo.

Kompania EDUonGO me qendër në Seatel Washington me platformën e saj të edukimit online ka bërë revolucion në mësimin online, e cila tani  është duke u aplikuar në rreth 2000 vende të botës.

Ridvani përmes kompanisë Real Visualz për të rinjtë kosovarë ndau 400 bursa studimi, ku 90% të bursës do ti mbuloj kompania Real Visualz, ndërsa 10% të saj do ti mbuloj studenti. Qëllimi i WEK në Kosovë është krijimi i inxhinierëve të softuerit të cilët do të përgatiten profesionalisht nga profesorët dhe do të jenë të gatshme për të punuar në projekte të mëdha të cilat do ti kontraktoj kompania Real Visual, të cilat do të jenë Microsoft, Amazon, Google, Disney etj. Në këtë takim studentët u njoftuan edhe për jetën studentore e cila formë do të jetë “HIBRIDE”, që nënkupton që studentet do të ndjekin ligjërata të drejtpërdrejta nga profesorët  dhe do të kenë mundësinë në Campus të punojnë në projekte të cilët do të ndihmohen nga profesorët lokalë që do ti ndihmojnë studentët të mësojnë kodimin.

foto4Forma e ligjëratave do të zhvillohet dy herë në javë ku studentet do të kenë ligjërata, kuize dhe punë praktike në projekte. WEK do ti ndihmoj gjithashtu studentët të jenë pjesë e projekteve të kompanive gjigante për të punuar në projektet e tyre madhore, ku studentet të cilët tregojnë sukses do të  përzgjidhen dhe do të jenë të punësuar drejtpërdrejt në kompaninë Real Visualz. Një zhvillim i ri ekonomisë kosovare do të ndihmoj që të rinjtë të kenë mundësinë të punësohen dhe të punojnë nga Kosova  ku do të gjenerojnë një pagë të mirë e cila do ti normalizoj ekonomitë familjare. Mundësitë për përfitimin e bursës në WEK e cila është ende i hapur lidhen me shkollat online që tashmë janë në Kosove si ajo e Anglishtes  (www.teprofiqaza.com), të matematikes (www.edumatematike.com) dhe e Kodimit që është edhe baza kryesore (www.unejamkoder.com) e cila përgatit studentet për aplikim të bursës, ku studentet marrin hapat e parë në kodim.

Gjithë aplikuesit përzgjidhen në bazë të aftësive të tyre në kodim, që janë marrë nga shkolla online e kodimit , dhe nga testet e Anglishtes qe është  kriteri themelor, pasi ligjëratat do të jenë në këtë gjuhë. Krijimi i inxhiniereve të softuerit është një formë më e mirë në zhvillimin ekonomik të një vendi, ku gjithë të interesuarit mund të mësojnë hapat e parë në kodim në faqen www.unejamkoder.com, mundësi e cila ofrohet sot nga Ridvan Aliu. Washington Education in Kosovo mbështetet edhe nga shtëpia botuese ICTSmedia. Studentët e interesuar mund të marrin informacione më të hollësishme në uebfaqen e Washington Education in Kosovo: www.wekonline.com. (PCWorld Albanian/ WEK)

Lajmet e fundit>