Lajmet

Universiteti Politeknik i Tiranës bëhet pjesë e “Javës së Inovacionit”

May 13 2014
0 Shpërndarje
Universiteti Politeknik i Tiranës bëhet pjesë e “Javës së Inovacionit”

14-05-13-12-15-00big_perbannerSiç edhe është konceptuar gjatë “Javës së Inovacionit” po zhvillohen një sërë aktivitetesh të ndryshme si në institucione shtetërore, ashtu edhe në ato private. Pjesë e kësaj nisme është bërë edhe Universiteti Politeknik i Tiranës.

Përfaqësues të Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike, dhe Ministrisë së Arsimit, pedagogë dhe studentë të këtij universiteti ndanë së bashku idetë novatore, mundësitë e shumta të zhvillimit të kësaj fushe, sfidat që do të kapërcejmë, si dhe theksuan rëndësinë e teknologjisë së informacionit në shoqërinë e sotme në zhvillim.

Në takimin që u zhvillua të hënën gjithashtu të pranishëm ishin edhe shumë maturantë, të cilët aspirojnë të zhvillohen profesionalisht në këtë fushë, që ka kërkesa në rritje për profesionistë të edukuar, mendjehapur dhe ambiciozë.

Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike është e angazhuar për të ndërmarrë nisma inovatore që do të sjellin siguri dhe progres në vend. Sot, në kuadër të “Javës së Inovacionit”, do të ketë aktivitete për Ditën e Fëmijëve Inovatorë dhe prezantimin e konkursit të ITU-së për inovatorët e rinj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>