Lajmet

Universiteti Princeton zhvillon një teknologji të re të bllokimit të reklamave

Apr 18 2017
0 Shpërndarje
Mjeti i ri i quajtur "Perceptual Ad Blocker" zbulon reklamat sikur të ishte një njeri, thjeshtë duke e vështruar. Universiteti Princeton zhvillon një teknologji të re të bllokimit të reklamave

Një teknologji e re e bllokimit të reklamave do të thotë jetë më të vështirë për publikuesit. Zhvilluar nga hulumtuesit e Universiteteve Stanford dhe Princeton, kjo teknologji thyen standartet e bllokuesve të reklamave dhe i gjurmon ato siç bëjnë njerëzit: duke e analizuar atë.

Zakonisht bllokuesit e reklamave skanojnë kodin e faqeve në kërkim të reklamave. Në të shumtën e rasteve është efektiv, por nuk është perfekte dhe mund të anashkalohet.

Mjeti i ri i quajtur “Perceptual Ad Blocker” zbulon reklamat sikur të ishte një njeri, thjeshtë duke e vështruar. Në vend që të lexojë kodin HTML, sistemi analizon përmbajtjen e faqes.

Aktualisht po testohet si një shtojcë e Chrome. Në disa testime paraprake, shtojcat arrinte të zbulonte reklamat në Facebook por jo në shumicën e uebsajteve që hapëm. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>