Lajmet

Universiteti Rugers prezanton mënyrën më të re për mbrojtjen e telefonit

Jun 7 2014
0 Shpërndarje
Universiteti Rugers prezanton mënyrën më të re për mbrojtjen e telefonit

article-2649548-1E7E626200000578-403_634x501Pas një numri të lartë tentativash për vjedhjen e fjalëkalimeve nga piratët kibernetikë, ekspertët e fushës po kërkojnë një mënyrë të re për mbrojtjen e të dhënave në telefonët tuaj. Disa zhvillues nga New Jersey kanë sjellë një metodë të re për mbrojtjen e të dhënave pa përfshirë ndonjë fjalëkalim apo shenja gishtërinjsh.

Ata kanë krijuar një sistem, i cili ka si parim krijimin e figurave nga imagjinata juaj me dorë të lirë. Ajo që do të zhbllokojë telefonin tuaj është ajo figurë të cilën keni vendosur në këtë program. Drejtuesja e këtij projekti Janne Lindqvist shprehet se janë bërë shumë prova për gjetjen e këtij vizatimi, i cili mbron telefonin tuaj dhe kanë dalë pa sukses.

Zhvilluesit e këtij programi po punojnë akoma për përmirësimin e tij në Universitetin Rugers në New Jersey. Rezultatet e tyre do të paraqiten në konferencën MobiSys 2014. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>