Lajmet

Universiteti Stanford përpiqet të shfrtëzojë cicërimat në Twitter për të përcjellë tërmetet

May 4 2014
0 Shpërndarje
Universiteti Stanford përpiqet të shfrtëzojë cicërimat në Twitter për të përcjellë tërmetet

earthquake-nz-defence-force-flickrËshtë e lehtë të tregohet se kur një tërmet godet një vend të mbushur me plot përdorues të rrjetit Twitter – atje ka gjithmonë cicërima që tregojnë panikun pak kohë pas dridhjes së tokës. Twitter dhe Universiteti Stanford janë duke i parë ato cicërima si të dobishme për t’u përdorur edhe më tepër se sa vetëm lajmërimi i shokëve.

Ata kanë kryer një hulumtim që tregon se cicërimat e etiketuara sipas pozitës gjeografike mund të ndihmojnë në modelim të efekteve të një tërmeti teksa ai ndodh. Kur kombinohen të dhënat gjeologjike me vëllimin e cicërimave përkatëse brenda një rreze të caktuar, është më lehtë të përcaktohet intensiteti i dridhjeve dhe me saktësi mund të bëhet ndjekja se si përhapen.

Nuk ka ndonjë plan të menjëhershëm për përdorim të përditësimeve të këtilla në rrjete sociale në formim të hartave me tërmete. Nëse ato do të mund të implementoheshin ndonjëherë, ato do të mund ta shkurtonin kohën e nevojshme për modelim të tërmeteve në një çështje minutash.

Kjo do të mund të ishte një ndihmesë e madhe për qeveritë që duan të japin ndihmë, si për nga shpejtësia, ashtu edhe për nga efikasiteti. Vëllimi i cicërimave madje do të mund të përfaqësonte burimin primar të të dhënave në vendet ku janë disa stacione të pakta të regjistrimit. Me fjalë të tjera, mos u frikësoni që ta përdorni etiketën #earthquake kur paraqitet tërmeti – sepse ajo etiketë mund të jetë shkak për shpëtim të jetëve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>