Biznes

Universum e IPKO me marrëveshje bashkëpunimi

Sep 22 2011
0 Shpërndarje
Universum e IPKO me marrëveshje bashkëpunimi

Marrëveshja e bashkëpunimit mes dy institucioneve parasheh edhe mbështetjen e kompanisë IPKO për krijimin e punëtorive të përbashkëta për ndërmarrësi, si dhe ofrimin e librave të teknologjisë.

Drejtori Ekzekutiv i Universitetit Universum, Alejtin Berisha deklaroi se Universum është i përkushtuar që përmes teknologjisë të avancoj mësimdhënien dhe mësim-nxënien dhe se kjo marrëveshje me kompaninë IPKO do t’i kontribuoj edhe më tepër këtij qëllimi. Ai tha se Universum veç ka filluar projektin e mësimdhënies përmes rrjeteve sociale dhe për këtë qellim, ju ofron te gjithë studenteve Master nga një iPad. “IPKO ndihmon zhvillimin profesional të studentëve të Universumit dhe bën një kontribut direkt në ekonominë e Kosovës pasi ne parashohim që përmes këtyre aktiviteteve dhe punëtorive, për çdo vit të krijohen nga 5 ndërmarrje të reja në fushën e teknologjisë dhe te cilat do të vetë-punësonin deri në 50 studentë” tha Berisha.

Ai përmendi edhe bashkëpunimin me partnerët nga India dhe nga Universiteti i Boltonit në Angli për të ofruar programe të reja në fushën e IT-së, multimedia’s dhe për herë të parë në Kosovë, program studimi në zhvillimin e lojërave, programe të cilat do të kenë ndikim të madh në krijimin e një gjenerate të re të kualifikuar, e sidomos kur e gjithë kjo bëhet në partneritet me IPKO, njëra nga kompanitë lider në teknologji dhe inovacion në Kosovë.

Ndërkaq, Bostjan Mikulic, Drejtor i Shitjeve në IPKO ka thënë se kompania IPKO për të gjithë studentët e Universitetit Universum do të krijojë hapësirë për punë, shkëmbim profesional si dhe do të mbështes projektet e universitetit të cilat kanë për qëllim zhvillimin e përgjithshëm e studentëve të saj.

Lajmet e fundit>