Lajmet

Unshort.me zgjeron lidhjet e shkurtuara që të mund të shihni se ku jeni duke klikuar

Nov 30 2014
0 Shpërndarje
Unshort.me zgjeron lidhjet e shkurtuara që të mund të shihni se ku jeni duke klikuar

fwczi0lq5bw054lk6vy9Web/Chrome: Dërgimi tek vende jo të dëshiruara përgjatë lidhjeve të shkurtra të URL-ve mund të mos jetë gjë edhe aq e zakonshme siç ishte dikur, por ende mund të shihni njerëz që postojnë lidhje Goo.gl, fb.me, ose bit.ly në temat e komenteve dhe në rrjete sociale duke treguar që është një gjë e që mund të ndodhë që është diçka tjetër – apo më e keqja, një sulm keqdashës. Unshort.me ju ofron një mjet për të parë se ku do të ju çojë lidhja përpara se ta klikoni.

Faqja është e thjeshtë. Vetëm kopjojeni dhe vendoseni URL-në e shkurtuar në kutinë e zbrazët dhe faqja më pas do ta bëjë zgjerimin e saj për ju. Ju mund të shihni se ku ajo ju çon në të vërtetë dhe nëse lidhja ju çon aty ku është dukur në fillim, ju mund të vazhdoni të shkoni tek faqja në fjalë.

Nëse jo, ju mund ta mbyllni dritaren, për t’u ruajtur nga reklamat apo sulmet keqdashëse të cilat do të mund të ju paraqisnin ndonjë rrezik. Klikoni këtu për ta provuar, ose merreni shtojcën për Chrome për ta pasur veçorinë të shoqëruar në shfletuesin tuaj. Posa të instalohet, ju thjesht mund të klikoni në çfarëdo URL-je të shkurtuar dhe të shtypni “Unshorten” për ta parë URL-në e plotë. (PCWorld Albanian)

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>