Harduer

UP3 është pajisja më e avancuar e fituesit e prodhuar nga Jawbone

Nov 5 2014
0 Shpërndarje
UP3 është pajisja më e avancuar e fituesit e prodhuar nga Jawbone

IMG_1921_retouched_copy-2040.0.0_standard_800.0Jawbone ka lançuar dy produkte; një të dizenjuar për të mbledhur të dhëna më të sakta dhe një tjetër me kosto të ulët. Njihuni me byzylykët e rinj ‘të zgjuar’ UP3 dhe Up Move. UP3 e cila kushton 179 $, është pajisja me e avancuar e fitnesit që Jowbone ka prodhuar dhe për më tepër është më e vogël dhe më e lehtë se Up24. Ajo shërben si accelometer për matjen e lëvizjeve, për këtë arsye është pajisur me sensorë prekje, për matjen e temperaturës dhe disa sensorë të tjerë që quhen ‘bioimpendence’ të cilët mund të masin duke filluar që nga rrahjet e zemrës e deri tek niveli i hidratimit të trupit tuaj. Të gjitha këto të dhëna që merren nga sensorët ndihmojnë kompaninë që ti japë përdoruesit më shumë këshilla e udhëzime se si ata të kenë një jetë më të shëndetshme. Kjo pajisje është aq e zgjuar se kupton nëse ju jeni duke bërë ushtrime i vetëm apo duke luajtur tenis me mikun tuaj. Gjithashtu ajo di kur ju nuk jeni të hidratuar, kur nuk bëni një gju të mirë etj. Pra funksionon si një trajner për përdoruesin. Ky byrzylyk është i hollë dhe fleksibël dhe vjen në disa versione ngjyrash dhe dizajnesh. Mbi të gjitha është rezistent ndaj ujit.

Kompania donte të krijonte dhe një byzylyk tjetër të tillë po më pak të komplikuar dhe me kosto më të ulët. Kështu që solli Up Move. Bëhet fjalë për një pajisje shumë të thjeshtë që kushton vetëm 49.99$. Të dhënat që ky byryzylyk do të mbledhë mund të mos jenë plotësisht të sakta ose të plota. Up Move është e aftë të njohë nëqoftëse jeni duke fjetur apo jo, të masë kaloritë e djegura, distancat e përshkruara etj. Manaxheri i departamentit të shëndetit dhe platformave të kompanisë, deklaroi se qëllimi i vetëm në këto pajisje është mbledhja e të dhënave dhe më pas kthimi i atyre në numra, eksperiencë, studime e raporte të vlefshme për të na drejtuar tek një jetë më e shëndetshme. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>