Vëzhgim

Update: Apple konfirmon 300.00 iPad të shitur në ditën e parë

Apr 5 2010
0 Shpërndarje
Update: Apple konfirmon 300.00 iPad të shitur në ditën e parë

Sipas Apple mbi 300.000 iPad janë shitur me 3 prill dhe kjo përfshin të gjitha blerjet në dyqane dhe ato me para-porosi. Gjithashtu përdoruesit e iPad kanë shkarkuar mbi 1 milion aplikacion dhe mbi 250.000 e-libra nga iBookStore gjatë ditës së parë të lansimin.

Vetë Steve Jobs ka thënë se “përdoruesit e iPad, mesatarisht, shkarkuan më shumë se tre aplikacione dhe gati një libër brenda orëve të para të hapjes së kutisë së paketimit të iPad-it të tyre”.

Apple duket se pati një start të fuqishëm për pajisjen e saj gjatë vikendit me ç’rast turma të mëdha blerësish mbushën dyqanet pas javëve të tëra me marketing rreth kompjuterit me formë të tablet PC-së.

Por radhët e gjata shumë shpejtë u zhdukën dhe shumë pak dyqane arritën që ta shesin në tërësi pajisjen, që vazhdon të përballet me pyetjen sa do të jetë kërkesa për të përmes entuziastëve të teknologjisë.

Analisti nga Piper Jaffray, Gene Munster,  gjatë vikendit pati deklruar se bazuar në radhët e gjata para dyqaneve dhe pritjeve të mëdha për para-porosi online, ka parashikuar një shitjet prej diku mes 600.000 dhe 700.000 njësi, duke përfshirë edhe para-porosi. Ai gjithashtu rriti parashikimin e tij për vitin 2010, nga 2.8 milion sa kishte parashikuar për shtije në 5.5 milion njesi.

Disa analistë tjerë kanë qenë edhe më entuziastë. Të premten, iSuppli Corp. parashikoi se 7.1 milion iPad do të shiten anembanë botës gjatë këtij viti, me shitje që do të trefishohen në 20.1 milion në vitin 2012. E disa të tjerë janë më pesimist, për shembull Forrester Research, ka parashikuar një shitje prej 3 milion njësi në vitin e parë të pranisë në treg.

Një arsye për dallim në parashikime është se krahasuar me një celularë apo kompjuter të zakonshëm, iPad duket të jetë një pajisje që shumë do të dëshirojnë ta kenë por nuk e shohin si të nevojshme. Z. Munster tha se iPad do të rrisë shitjet e Apple për vetëm 7% deri në vitin 2011, vlerë e cila për iPhone ishte rreth 44%.

Lajmet e fundit>