Blog

Urdhri ekzekutiv i Trump për emigrantët detyron Google të mbledhë stafin

Jan 28 2017
0 Shpërndarje
Google ka thirrur në SHBA të gjithë stafin i cili jeton jashtë vendit pas një urdhri ekzekutiv lëshuar nga presidenti Amerikan Trump i cili ndalon hyrjen në SHBA për qytetarët e disa vendeve kryesisht muslimanë. Urdhri ekzekutiv i Trump për emigrantët detyron Google të mbledhë stafin

Refugjatët Sirianë e kanë të ndaluar të hyjnë në SHBA. Nuk do të jepen viza për qytetarët e të paktën gjashtë vendeve për 3 muajt e ardhshëm ku përfshihen Irani dhe Iraku.

Google shprehu shqetësim për këtë urdhër ekzekutiv duke thënë se masa të tilla mund të bllokojnë hyrjen e talenteve në SHBA. Trump tha se ky urdhër do të mbajë larg Amerikës islamikët radikalë.

I ashpër ishte qëndrimi i shefit ekzekutiv Sundar Pichai i cili tha se mëse 100 anëtarë të stafit preken nga kjo masë. “Është e dhimbshme të shohët koston e lartë të këtij urdhri ekzekutiv ndaj kolegëve tanë,” tha Pichai raportoi Bloomberg.

Urdhi u nënshkruar nga presidenti Amerikan ditën e Premte duke ndaluar hyrjen në SHBA për 90 ditë të qytetarëve nga shtatë shtete me shumicë muslimane si Siria, Iraku, Irani, Sudani, Jemeni, Somalia dhe Libia.

Menjëherë kanë reaguar edhe grupet e djathta të cilat thonë se nuk ka asnjë lidhje me terrorizmit dhe refugjatëve Sirianë. Aktualisht ka patur raportime ku janë kthyer pas dhjetëra udhëtarë nga vendet në fjalë.

Lugina e Silikonit është shqetësuar më shumë se askush. Shumica e talenteve që punojnë në vend nuk janë shtetas Amerikanë.

Madje edhe shefi i Facebook Mark Zuckerberg reagoi duke thënë se ishte i shqetësuar për urdhrin ekzekutiv të Trump dhe se ai vetë vinte nga një familje emigrantësh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>