Lajmet

Urime ditëlindjen Pac- Man!

May 23 2012
0 Shpërndarje
Urime ditëlindjen Pac- Man!

Pac-man, loja dhe karakteri ikonë në lojrat e tipit arcade, sot mbushë 32 vjet. Ky prodhim i Namco, si shumë lojëra të asaj kohe kishte grafikë dhe lojë shumë të thjeshtë.

Pac-man-in duhej drejtuar midis labirinteve duke “ngrënë” të gjitha pikat dhe duke i’u shmangur “fantazmave”. Ky ishte lloji i lojës tipike që u bë shumë e famshme në Japoni vitet e 80-ta.

Duke thënë vetëm se Pac-man ishte e famshme gjatë viteve 80-ta, nuk mund të përshkruhet ndikimi që kishte në shoqëri. Namco, që prej tre dekadave e ka ringjallur shumë herë këtë “ngënës-pikash” në një seri lojërash tjera, por asnjëra nuk ka patur ndikimin e origjinalit, përveç Ms Pac- Man, e cila mbetet një element kryesor në lojërat arcade. Gjithsesi, kjo seri lojërash ka qenë e fortë për këto tridhjetë vjet, edhe pse nuk i është përmbajtur origjinalit dhe duke u rindërtuar nga lojëra me aksion e deri në pinball. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>