Vëzhgim

Urime ditëlindjen e 15-të Windows 95!

Aug 26 2010
0 Shpërndarje
Urime ditëlindjen e 15-të Windows 95!

Veçoritë që tani janë pjesë bazë të Windows, siç ishte menyja START dhe Taskbar-i, gjithashtu bënë debutimin e tyre me Windows 95. Përveç kësaj, grafikisht dukej shumë më i mirë dhe ishte shumë më shumë stabil sesa versionet e mëhershme Windows.

Internet Explorer debutoi përafërsisht në të njëjtën kohë, por ishte shitur ndaras si pjesë e pakos Microsoft Plus Pack për Windows 95. Më pas u lidh drejtpërsëdrejti me sistemin operativ në një përditësim të Windows 95, më vonë gjatë vitit të ardhshëm. Në vitin 2001, Windows 95 më në fund u largua nga tregu. “Nëse shikoni Windows 95, do të vëreni një kapërcim kuantik në kualitetet e kapacitetit dhe stabilitetit teknologjik”theksoi analisti nga Gartner, Neil MacDonald. Një dekadë e gjysmë pasi debutoi Windows 95, një pyetje mbetet e pranishme: A i kanë takuar ditët më të mira së kaluarës?

Natyrisht atë kohë gjërat ishin ndryshe dhe Microsoft e ka të vështirë të kap atë lloj vëmendje konsumatorësh që ka pasur, pavarësisht asaj që bënë. Por a do të vazhdojë Microsoft të shes Windows me çmimin dhe vëllimin e njëjtë që ka pasur deri më tani?

Kjo është një prej pyetjeve më të rëndësishme me të cilat po përballet Microsoft si kompani. Gjersa kompania është zgjeruar përtej rrënjëve të Windows, ai dhe Office mbesin shtytësit e profiteve më të mëdha të kompanisë edhe pse po tenton celularët, kërkimin dhe shërbimet tjera online.

Momentalisht biznesin po i ecën mjaft mirë, ku Windows 7 po shitet me një margjinë mbresëlënëse. Në fakt Windows 7 po shitet më shpejtë sesa Windows 95 në ditët e para të tij, megjithëse nuk ka një dëshmi sa i madh ishte tregu i PC-ve në atë kohë.

Por t’i kthehemi asaj që Microsoft nuk ka bërë moti. Në treg nuk kemi parë një aplikacion të fuqishëm nga Microsoft (apo ndonjë palë e tretë) vetëm për platformën e saj Windows. Mund të shtohen ndërfaqe të reja, ekrani i ndjeshëm në prekje veçse ekziston, ashtu edhe kontrollimi me zë, por kontrollimi me gjeste si në Kinect mund të shtrojë një rrugë të re për përdoruesit.

Së dyti Microsoft, mund të evoluojë Windows dhe Windows Live për të ofruar një mënyrë dukshëm më të mirë në atë sesi shumica e njerëzve kryejnë detyrat e njëjta në ueb. Këtë veçse ka filluar ta bëjë me versionin më të ri testues të Windows Live.

Së treti, Microsoft mund të avancojë vlerën e Windows duke pasur një shfletues që është superior në krahasim me rivalët që nuk i takojnë Windows-it.

Por me sfida të ngjashme përballet edhe Apple, megjithëse ajo ka një produkt të fuqishëm në treg që ofron alternativë për ueb eksperiencë e që quhet iPad. Microsoft, së paku deri më tani duket të ketë vetëm Windows-in, në versionet e tij të ndryshme.

Lajmet e fundit>