Lajmet

Urime viti i ri 2011

Dec 31 2010
0 Shpërndarje
Urime viti i ri 2011

Viti 2010 për kompaninë tonë amë, ITBM Group ishte një vit i mirë dhe solli me vete projekte të ndryshme si emisionin për teknologji Tech Update që u transmetua në Klan Kosova, botimin special FacebookMania, hapjen e gameworld.al dhe openworld.al, botimin e tyre me shtojca speciale në kuadër të revistës PCWorld Albanian, dhe në fund botimi i revistës prestigjioze CIO në shqip.

Gjatë tërë vitit pati një përkushtim të jashtëzakonshëm prej njerëzve brenda kompanisë për të sjellë më të mirën në treg e në anën tjetër ky përkushtim edhe për vitin 2011 nuk do të mungojë. Këtë përkushtim shpresojmë se do ta keni edhe ju lexues të PCWorld Albanian në punët dhe angazhimet tuaja për në të ardhmen, sepse në këtë mënyrë arritja e suksesit është e pashmangshme.

Edhe një herë pra urime viti 2011, e gëzuar nga PCWorld Albanian.

Lajmet e fundit>