Lajmet

USB 3.0 mundëson RAID – në njëfarë mënyre

Aug 27 2009
0 Shpërndarje
USB 3.0 mundëson RAID – në njëfarë mënyre

Symwave, një nga kompanitë e cila pas NEC, u hodh ndër të parat në prodhimin e çipeve që mbështesin USB 3.0 premton se sistemi i sajë në çip (SOC) mund të përdoret me pajisjet e jashtme për ruajtjen e të dhënave dhe të ofrojë shpejtësi prej 500 MBit/sec.

SOC-ja e re e Symwave, e zhvilluar posaçërisht për të përfshirë HDD dhe SSD të jashtme ofron kështu shpejtësi më të mëdha se ato të lejuara nga SATA. Sipas Gideon Intrater, zv. president i zgjidhjeve arkitektonike të kompanisë, kjo është e mundur me përdorimin e konfigurimeve RAID 0.

Në këtë mënyre, përdoruesit mund të përfitojnë nga dy disqe të jashtme të cilat mund të aksesohen në të njejtën kohë, duke ofruar lexime në të shpejta të të dhënave. Gjithashtu, fakti që USB 3.0 mund të barti një rrymë deri në 900 mili amper krahas 500 të USB 2.0, bëhet i mundur dhe furnizimi me energji i dy disqeve me një linjë të vetme.

Lajmet e fundit>