Harduer

USB-C, cili është potenciali i fshehur që zotëron kjo teknologji?

Mar 18 2015
0 Shpërndarje
USB-C, cili është potenciali i fshehur që zotëron kjo teknologji?

macbook-12-usb-type-c-100572326-primary.idgeUSB-të sot janë kthyer në një mjet të domosdoshëm i cili shërben për të lidhur pajisjet tona me njëra tjetrën dhe me burimet e energjisë. Aktualisht në përdorim janë 7 lloje USB; USB 2.0 A, USB 2.0 B, mini B, micro B, USB 3.0 A, USB 3.0 B dhe micro B. Por tanimë ky numër do të rritet në 8, kjo për shkak të ndërtimit të një USB-je të re që njihet ndryshe si USB-C. Në fakt USB-C pritet të jetë ajo që të përmbushë të gjitha detyrat e USB-ve aktuale, pra i përfshin të gjitha ato.

USB-C është në gjendje të lidhë çdo pajisje, duke filluar që nga kompjuteri me mausin e deri tek smartfoni me burimin e energjisë. Kryetari i forumit të USB-ve, Jeff Ravencraft deklaroi se USB-C përfaqëson një hap të madh përpara. Ai shton se fillimisht përdoruesi mund të jetë konfuz në përdorimin e saj por me kalimin e kohës ai do të arrijë të kuptojë se sa i thjeshton gjërat USB-C.

Kjo USB u prezantua për herë të parë këtë muaj gjatë Forumit të Zhvilluesve të Intel në Shenzen të Kinës. Ajo në pamje të parë është tepër e ngjashme me Micro USB, por ka përmasa akoma më të vogla. USB-C ka një diferencë specifike në krahasim me paraardhësit e saj. Ashtu si karikuesi i Apple dhe USB-C është simetrike dhe mund të përdoret nga të dyja anët ndaj nuk ka rëndësi se çfarë ane e vendosni ju atë, ajo do të funksionojë. Veç kësaj USB-C sjell një funksionalitet quajtu SuperSpeed USB 3.1 duke rritur shpejtësinë e transmetimit në 10Gbps. Kjo e bën atë tepër të kërkuar në treg dhe konkurente përball rivalëve. Bëhet fjalë për diçka të ngjashme me teknologjinë Thunderbolt të Apple që shkon më tej se gjenerata e parë e USB-ve 3.0. Prania e kësaj specifike nuk do të thotë vetëm transferim më të shpejtë të të dhënave por dhe i hap rrugën përdoruesve të përdorin USB 3.1.

Aktualisht USB-të e tjera mikro kanë kapacitet të karikojnë një smartfon apo tablet. Tipi i ri C inkorporon dhe implementon specifikat e teknologjisë USB Power Delivery të ratifikuara në vitin 2012. Si rezultat i kësaj USB-C mund të punojë me pajisje që kërkojnë 5, 12 apo 20 volt energjii. Kjo do të thotë që USB-C përvec përdorimit në karikimin e smarfonëve dhe tabletave mund të fuqizojë me energji dhe pasjisje më të mëdha si ekranet 4K apo monitorët e mëdhenj.

Por duhet të dimë që përdorimi i USB-C në vend të atyre aktuale nuk do të ndodhë brenda natës. Kjo USB akoma nuk ka marrë aprovimin nga forumi i USB-ve por pritet të ndodhë gjatë verës. Pas kësaj, nëse mund ti referohemi të shkuarës, do të fillojë një periudhë 6-9 mujore gjatë së cilës prodhuesit e pajisjeve do të testojnë specifikat e saj dhe do ti përshtasin produktet e tyre në mënyrë që të mund të implementojnë USB-C. Deri më tani prodhuesit janë shprehur entuziast për mbërritjen e kësaj teknologji të re USB. Paraqitja zyrtare e kësaj USB-je u bë publike gjatë eventit CES në muajin Janar në Las Vegas. Tani këtë teknologji e kemi pare të implementuar në laptopin e ri MacBook Air 12 inç dhe në modelin e ri ChromeBook Pixel. (PCWorld Albanian)

Tags >

USB
Lajmet e fundit>