Harduer

USB-ja perfekte për MacBook-un tuaj

Dec 9 2012
0 Shpërndarje
USB-ja perfekte për MacBook-un tuaj

Jeni shumë të apasionuar pas MacBook-ut tuaj të ri? Ju pëlqen aq shumë dizajni sa do dëshironit të kishit edhe pajisje të tjera që ta kompletonin setin tuaj?

Atëherë kjo USB mund të jetë një nga komponentët perfektë për t’ju bashkangjitur koleksionit tuaj Apple.

USB-ja ka jo vetëm të njëjtën ngjyrë si laptopi por edhe atë shkëlqimin e argjendtë të tij.

Është e disponueshme në 16 dhe 32 GB kapacitet për 60 $ dhe 82 $ përkatësisht. Ajo është prodhuar nga Elecom dhe hyn në listën e USB-ve me ‘stil’.

Me siguri që do t’ju pëlqejë aq shumë sa nuk do ta hiqni shpesh nga laptopi juaj.

Vetëm mos harroni: më mirë mos ia jepni dikujt duke rrezikuar të mos ua kthejnë më. (PCWorld Albanian)

Tags >

MacUSB
Lajmet e fundit>