Lajmet

Ushtria amerikane duhet të paguajë 50 milionë $, përdori softuer të palicencuar

Nov 30 2013
0 Shpërndarje
Ushtria amerikane duhet të paguajë 50 milionë $, përdori softuer të palicencuar

Ushtria e SHBA-ve do ti paguajë Apptricity, që është një zinxhir furnizues dhe zhvillues i softuerëve për çështje financiare, 50 milionë dollarë për të zgjidhur një problem në lidhje me çështjen e të drejtave të autorit që e përdori, por nuk pagoi për mijëra kopje të softuerit për menaxhim logjistik.

Apptricity nga Irving, Teksas, tha që ka vendosur me Ushtrinë dhe Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së për një pjesë të vlerës së softuerit.

Ushtria ishte akuzuar që nuk pagoi për 100 serverë dhe 9 mijë licenca të pajisjeve. Sipas një lajmi të lëshuar, ndërmarrja tha që softueri i vet punoi “shumë mirë sa që u bë i famshëm”.

Ishte përdorur në përpjekjet për ndihmë pas tërmetit në janar të vitit 2010 në Haiti dhe në Lindjen e Mesme për të përcjellë lëvizjen e pajisjeve dhe furnizimeve. Vendimi, i arritur përgjatë procedimeve për zgjidhje alternative ndaj kësaj ndodhie, përfshin licencat për përdorimin e softuerit i cili ende po vazhdon nga ushtria.

Teknologja e ndërmarrjes ishte zgjedhur nga ushtria në vitin 2004 për t’u integruar në Sistemin për Informacionet e Automatizuara për Lëvizjet e Koordinatorëve të Bartjes II (TC-AIMS II).

Softueri përcjell pajisjen në kohë reale në vend se të ndjekë vetëm pikat në një hartë përgjatë zonave të ndryshme kohore, tha Apptricity.

Ai mund të shfaq lokacionin e një gjëje në një ndarje të caktuar në një aeroplan ose mjet udhëtimi gjatë udhëtimit. Një panel tregon lokacionin e të mirave dhe përgatit raporte. Deri tani nuk ka qenë e mundur që të kontaktohej Departamenti i Drejtësisë për të komentuar në lidhje me këtë çështje. (PCWorld Albanian)

business_deal-100036341-gallery

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>