Softuer

Ushtria amerikane me lojë MMO për të zënë armiqtë!

May 12 2011
0 Shpërndarje
Ushtria amerikane me lojë MMO për të zënë armiqtë!

Zyra për Hulumtime Ushtarake Amerikane ka paralajmëruar gjatë kësaj jave se loja e kësaj natyre MMO do të tentojë që të tërheq 1,000 përdorues dhe të vendos inteligjencën e tyre të përbashkët kundër armiqve në situata të betejave ushtarake reale. Mundësitë reale janë se në këtë beta nuk do të keni mundësi për të luajtur për shkak se lojtarët do të tërhiqen nga departamentet tjera të mbrojtjes dhe nga akademitë, organizatat qeveritare dhe ato joqeveritare. Në skenarin e parë lojtarët do të kenë punë me piratë deti në brigjet e Afrikës, por sipas ONR loja do t’ju mundësojë lojtarëve që të shfrytëzojnë platforma të ndryshme për zgjidhjen e problemit.

Për fat të keq ende nuk është paraqitur asnjë pamje mbi lojën apo ndonjë detaj shtesë mbi hapjen e mundshme publike. Por nga ajo që kemi arritur të kuptojmë, ushtria po tenton të gjejë forma të reja të zhvillimit të taktikave të saja në luftë kundër terrorizmit dhe format e këtilla duket se tërheqin  përkushtimin e masës dhe implementojnë një filozofi të re në zgjidhjen e një problemi. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>