Lajmet

Ushtria Amerikane publikon kodet e mbrojtjes nga hakerat

Feb 3 2015
0 Shpërndarje
Ushtria Amerikane publikon kodet e mbrojtjes nga hakerat

soldiers-computer-training-us-army-flickrBesojeni ose jo ushtria amerikane nuk i mban gjithmonë çështjet e saj në fshehtësi të plotë. Laboratori i kërkimor i ushtrisë ka publikuar kodin e DShell, një vegël që ajo përdor për të pikasur dhe kuptuar sulmet kibernetike drejt Departamentit të Drejtësisë.

Qëllimi i këtij publikimi është jo vetëm ndihma ndaj shteteve të tjera dhe kompanive kundër hakerave por edhe përmirsimi i vetë barrierave të sigurisë së ushtrisë.

Vetëm një grup i vogël njerëzish kanë qënë ata që e kanë përdorur kodin deri më tani, por një grup më i madh individësh pritet të kontribojnë dhe bashkëpunojnë në përmirsimin e kodit në muajt në vijim. Ushtria po hulumton gjithashtu projekte të tilla të ngjashme.

Është mëse e qartë që kjo përpjekje nuk do të jetë aq popullore sa shpërndarja masive e Linux gjithsesi popullariteti nuk është qëllimi kryesor. Më i rëndësishëm është bashkimi dhe bashkpunimi në mënyrë që kodet e sigurisë të bëhen akoma më të fuqishme dhe të pathyeshme nga hakerat. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>