Lajmet

Ushtria tajlandeze kërcënon me bllokimin e rrjeteve sociale pas grusht shtetit të ditës së enjte

May 24 2014
0 Shpërndarje
Ushtria tajlandeze kërcënon me bllokimin e rrjeteve sociale pas grusht shtetit të ditës së enjte

twitter-798x310Ushtria tajlandeze ka paralajmëruar përdoruesit e medias sociale në vend se do të bllokojë të gjitha uebfaqet dhe shërbimet nëse ata përdoren për të kritikuar grushtin e shtetit që ndodhi ditën e enjte.

Ushtria mori nën komandë 14 televizione si dhe 3000 radio stacione këtë javë menjëherë pasi vunë në fuqi ligjin ushtarak në vend dhe duke rrëzuar qeverinë e zgjedhur nga populli. Ndërkohë që detyruan një kanal televiziv të ndalonte kanalin në YouTube që ishte aktiv pas pezullimit të të gjitha mediave, ushtria tajlandeze e ka lënë internetin në vend akoma të pa prekur. Gjithsesi, ata kanë thirrur të gjitha ISP-të në vend në një takim.

Shteti tajlandez edhe në të kaluarën nuk ka pasur “frikë” të censurojë mediat sociale. Qeveria e atëhershme bllokoi YouTube në vitin 2006, si rezultat i disa videove ekzistuese që shkelnin disa ligje të cilat ndalonin kriticizmin ndaj familjes mbretërore të vendit.

Po ashtu ka pasur edhe përpjekje për të fshirë më shumë se 10,000 faqe në Facebook që shkelnin të njëjtin ligj. Janë më shumë se 25 milion përdorues të riregjistruar në Facebook në Tajlandë, dhe aplikacioni i shkëmbimit të mesazheve Line ka rreth 20 milion shkarkime në këtë vend. Numri i përdoruesve të Twitter është i pa publikurar, por thuhet se gjuha tajlandeze është e 12-ta më e përdorur në Twitter. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>