Siguri

Ushtrisë Kineze i kërkohet që të jetë më aktive në cyber-siguri

Dec 2 2010
0 Shpërndarje
Ushtrisë Kineze i kërkohet që të jetë më aktive në cyber-siguri

“Përhapja e informacionit është duke u zhvilluar në një shkallë të paprecedentë… duke sjellë disa sfida të rënda ndaj informacionit dhe sigurisë së internetit” tha e përditshmja People’s Liberation Army, një medie e kontrolluar nga shteti.

Komenti arrin vetëm disa ditë pasi autoritetet Kineze kanë bërë të ditur se kanë burgosur më shumë se 460 të dyshuar për hakerë dhe kanë mbyllur një numër të ueb faqeve që mësojnë njerëzit sesi të hakojnë, duke paralajmëruar në këtë mënyrë se cyebersulmet do të sfidohen gjatë tërë vendit.

Sipas një paralajmërimi në ueb faqen e Ministrisë së Sigurisë Publike gjatë ditës së martë, policia thuhet se ka thyer një total prej 180 rasteve të hakimit brenda Kinës, që ka popullatën më të madhe online të botës, me së paku 420 milion përdorues.

Rastet e përmendura ishin të gjitha brenda Kinës dhe nuk përmendje askund ndonjë cybersulm i jashtëm, pavarësisht rritjes së akuzave për origjinë të hakimeve kompjuterike nga ky vend. Akuzat janë shtuar pasi që këtë javë WikiLeaks paraqiti dokumente diplomatike sekrete të SHBA-së në të cilat thuhej se Hakerët e mbështetur nga shteti i Kinës kanë sulmuar kompjuterët e Google dhe të qeverive të perëndimit.

Më herët gjatë këtij viti Google ka nxitur një debat të profilit të lartë me Pekinin për shkak të cenzurës qeveritare dhe për shkak të cybersulmeve ndaj saj dhe më shumë se 20 kompanive tjera. Më pas gjiganti mori hapat e mëtutjeshëm edhe për reduktimin e pranisë në Kinë. /pcworld.al

Lajmet e fundit>