Ushtritë janë të rrezikuara nga çipat që mund të shkatërrojnë teknologjinë!

Dec 7 2010
0 Shpërndarje
Ushtritë janë të rrezikuara nga çipat që mund të shkatërrojnë teknologjinë!

Një kompani elektronike me bazë në Britani të Madhe ka shpalosur një sistem të klasifikuar të avionics të prodhuar për një aeroplan ushtarak, i cili dështoi kur u vendos në një aeroplan për testim.

Sipas burimit pranë kësaj kompanie, mund të ndodh që elementet që duhen lidhur në një mikroçip mund të mos lidhen me këmbët metalike të bartësit të çipit – pakoja plastike që mban dhe ruan çipin e silikonit. E kur një bartës lidhet me pllakën e qarkut, atëherë çipi dështon të funksionojë.

Ajo që ka befasuar kompaninë, e cila ka folur për New Scientist në kushte anonimiteti, është se çipi ka arritur me një furnizues të vërtetuar të mbrojtjes. “Ishte një artikull origjinal – por furnizuesi ka lidhur çipin me një veshje të palës së tretë që tani është zhdukur”.

Për shkak se bartësi i çipit është një kuti e mbyllur e zezë, bartësit e falsifikuar që nuk përmbajnë çipa gjithashtu po bëhen një vend i zakonshëm, thekson burimi. Në raste të tjera ka edhe produkte tjera false nga pllaka të ricikluara e të pastruara, të cilat më pas printohen nën këto shenjëzime të çipave ushtarak. Në fakt, një grua nga Florida kohë më parë ishte shpallur fajtor për shitjen e çipave të falsifikuar me një vlerë prej 16 milion dollarë, tek ushtria Amerikane dhe armatat multinacionale të BAE Systems.

“Operacionet e falsifikimit po bëhen me makina të mira dhe me një ekosistem të përkrahur mirë dhe të plotë përreth tyre” thekson Ruch Thomson, një ekspert i origjinalitetit të produkteve pranë firmës R&D në Britani të Madhe. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>