Lajmet

Utopia Documents iu lehtëson hulumtimin e materialeve në PDF

Mar 21 2013
0 Shpërndarje
Utopia Documents iu lehtëson hulumtimin e materialeve në PDF

Utopia DocumentsHulumtimi shkencor nuk është ecje në park, por çdokush që ka punuar në të do të pajtohet që gjetja, leximi dhe citimi i artikujve është njëra nga punët që shpenzon më së tepërmi kohë.

Utopia Dcouments është një vegël pa pagesë për hulumtim e synuar që ta bëjë më të lehtë këtë gjë duke ofruar një lexues të PDF-ve me vegla të brenda-ndërtuara për kërkim dhe synime të tjera hulumtuese.

Ndonëse mund të vërehet si një sfidues i drejtpërdrejtë i shërbimeve si Mendeley, Zotero dhe ReadCube, Utopia Documents është në fakt me shumë dallime nga këta të tre shërbimet dhe madje ofron edhe një integrim me Mendeley.

Në shikim të parë, ky softuer duket si një lexues i zakonshëm i PDF-ve dhe derisa ju jeni duke e përdorur atë si lexuesin tuaj kryesor, kjo nuk do të jetë pika më e mirë e tij. Ai çalon sa i përket veçorive të thjeshta si shënimet, citimet e të tjera.

utopia-documentsFuqia e tij bazohet në shiritin anësor, ku ju mund të gjeni informacione për çdo artikull që shikoni, që ju ndihmon në hulumtimin e një teme, të gjeni artikuj të ngjashëm, të krijoni citime dhe gjëra të tjera. Filloni duke e hapur PDF-në tuaj, ose duke e vendosur një URL të PDF-së. Utopia Documents funksionon siç duhet me PDF. Disa sekonda pas vendosjes së artikullit, informacioni do të fillojë të vendoset në shiritin anësor.

Kjo do të ndryshojë nga artikulli në artikull, por mund të përfshijë një citim të formatuar në njërën nga shtatë formatet e mundshme, një vlerësim nga ALtmetric, që ju tregon se sa është duke u përfolur ky artikull online, artikuj të ngjashëm nga Mendeley, statusin për qasjen e hapur në artikull dhe nëse vetë artikulli është me qasje të hapur dhe lista e plotë me referenca etj. (PCWorld Albanian)

Tags >

PDF
Lajmet e fundit>