Harduer

VAIO prezanton dy laptopë të rinj që mund të shërbejnë dhe si një tablet

Feb 17 2015
0 Shpërndarje
VAIO prezanton dy laptopë të rinj që mund të shërbejnë dhe si një tablet

vaio-zzz.0.0Para një viti kompania Sony “braktisi” markën VAIO duke ja shitur atë firmës Japan Industries Partners. Por ky brend kurrsesi nuk është zhdukur nga tregu. Tanimë kjo firmë ka sjellë në treg dy produkte të reja VAIO Z dhe VAIO Z Canvas që janë tërësisht të dizenjuara dhe të ndërtuar nga vet ajo. Bëhet fjalë për dy laptopë tepër elegant në pamje të parë të cilët përdoruesi mund ti shëndrrojë fare thjesht dhe në një tablet nëse do.

Laptopi VAIO Z vjen në dy variante të cilët me ekran 13.3 inç, një trup të ndërtuar nga alumini dhe një SSD(Solid State Drive). I vetmi ndryshim mes këtyre dy versioneve e bën proçesori. Ekrani ka një buton të fikjez/ndezjes dhe mund të kthehet 180 gradë nëqoftëse doni ti tregoni dikujt se çfarë jeni duke bërë në të. Kompania e quan këtë produkt si “kompjueri përbindësh” por shton se ai kërkon kohë për tu karikuar me energji.

Nga ana tjetër modeli Z Canvas është cilësuar si “tableti përbindësh”. Është një pajisje 12.3 inç me proçesor i7, 256GB SSD dhe 16GB memorie RAM. Ashtu si “vëllai” i tij i lartpërmendur dhe modeli Z Canvas mund të ndryshojë formë. Tastiera këtu vjen si një aksesor shtesë që mund ti bashkangjitetit ekranit për të patur një laptop një dispozicion ose në vend të saj mund të përdorësh një stilolaps që shkruan mbi ekranin e tabletit. Përsa i përket disponueshmërisë aktualisht kanë filluar porositjet për modelin Vaio Z ndërsa për Z Canvas priten të fillojnë në muajin Maj.

VAIO filloi të nxirrte në treg laptopë që pas shitjes në vitin 2013 por pajisjet VAIO Pro dhe VAIO Fit ishin produkte që mbanin markën e Sony. Ndërsa dy laptopët e rinj janë produktet e para që kompania lançon vetëm nën markën e saj. Sony në vitin 2012 lançoi një laptop që e quajti VAIO Z11, ku “Z”

simbolizonte fillimin nga zero. Të shohim nëse dy laptopët e VAIO-s do të kenë të njëjtin sukses me laptopët e lançuar nën drejtimin e Sony. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>