Vëzhgim

Vajza ankohet në Facebook, babai ia “vret” llaptopin

Feb 10 2012
0 Shpërndarje
Vajza ankohet në Facebook, babai ia “vret” llaptopin

Gjatë këtij rasti babai ka bërë një video 8 minutëshe, duke e përfunduar atë me tetë plumba përgjatë kompjuterit të vajzës së tij. Videoja ishte postuar në YouTube dhe në faqen e vajzës 15 vjeçare në Facebook gjatë natës së kaluar. Deri në mesin e mëngjesit, kjo video kishte më shumë se 1 milion shikime dhe ajo nxiti biseda përgjatë uebit – disa e përkrahën “dashurinë e ashpër” të prindit, ndërsa të tjerët e akuzuan atë për abuzim.

Derisa videoja vazhdon të shikohet shumë në internet, mund të jetë e dyshimtë nëse ky person është një prind i vërtetë. Ekspertët thonë që “ekzekutimi” i llaptopit të tinejxherëve mund të jetë gjë e mirë.

Shikojeni videon e mëposhtme të postuar nga Tommy Jordan dhe shkruani në komente mendimin tuaj për këtë veprim të këtij prindi./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>