Lajmet

Vala: 3 Euro = 60 minuta

Nov 4 2009
0 Shpërndarje
Vala: 3 Euro = 60 minuta

Produkt “3 euro” i mundëson klientëve të Vala-s që të blejnë pakon “3 euro” duke telefonuar në 211 dhe duke shtypur 7 për të blerë pakon dhe 1 për të blerë pakon e zërit. Kjo pako i mundëson klientit që për 3 euro të realizojë thirrje në kohëzgjatje prej 60 minuta brenda rrjetit mobil Vala. Kjo pako vlen për 1 javë dhe tarifimi bëhet çdo 60 sekonda brenda rrjetit mobil, derisa nëse telefononi në rrjetin fiks 1 minutë bisedë do të harxhojë 2 minuta nga pakoja, përkatësisht me këtë pako do të mund të flisni 30 minuta drejt rrjetit fiks të Telekomit të Kosovës. Statusin dhe gjendjen e kësaj pako mund ta kontrolloni përmes kombinimit *101#

“3 euro” është produkti më i ri i lansuar në treg nga operatori publik mobil VALA, i cili e ofron këtë pako të zërit vetëm për konsumatorët e vet me parapagim (Prepaid).

Vetë emri i pakos, “3 euro”, tregon se, konsumatorët me parapagim të VALA, kanë mundësi që vetëm për 3 euro të realizojnë thirrje në kohëzgjatje prej 60 minutash, brenda rrjetit VALA – drejt telefonave fiks të Telekomit të Kosovës në çdo kohë, ndërkohë, që deri më tash me 3 euro konsumatorët kanë mundur të flasin 30 minuta.

“Lansimi i këtij produkti të ri të operatorit VALA, dhe produkte e shërbime të tjera që do të pasojnë në vijim, dëshmojnë për qëllimin dhe obligimin tim, që unë, ia kam vënë vetes që prej marrjes së detyrës si Kryeshef  Ekzekutiv. Ofertat e lansuara tregojnë se fokusimi im i vetëm ka qenë dhe vazhdon të mbetet konsumatori dhe përmbushja e kërkesave të tyre, për një komunikim të lirë dhe kualitativ”, ka thënë Dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK Sh.a., me rastin e lansimit të këtij produkti. 

Vala gjithashtu ka filluar ofrimin e shërbimit Web SMS, që i është dedikuar bizneseve të cilave u mundësohet dërgimi i SMS-ve në sasi të mëdha përmes web faqes së operatorit mobil Vala.

Një tjetër produkt i lansuar nga Vala është Televoting, i cili mundëson votimin përmes SMS-it dhe kryesisht i dedikohet Televizioneve dhe Radio stacioneve.

Lajmet e fundit>